“Rama e kupton që po humb” – Basha nga Kruja: Kryeministri është problemi kryesor i Shqipërisë! Nuk mbajti asnjë premtim në 8 vite!

Apr 17, 2021 | 17:56
SHPËRNDAJE

Ndalesa e radhës e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte qyteti i Krujës.

basha

Basha u takua me qytetarë të shumtë dhe u bëri thirrje të gjithë krutanëve, që të votojnë masivisht për numrin 9 për të sjell ndryshimin dhe për të larguar një herë e përgjithmonë politikën e premtimeve të pa mbajtura.

Lideri i opozitës deklaroi se Rama e kupton që ka humbur dhe për këtë arsye i bën ftesë për bashkëpunim, por nga ana tjetër Basha theksoi se kryeministri është problemi kryesor i Shqipërisë dhe duhet të largohet.

Fjala e plotë e Bashës:

Vëllezër dhe motra, krutanë e krutanë, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja faleminderit, mirënjohje për këtë pritje kaq entuziaste që nisi nga Fushë-Kruja. Ndjesë qindra vajzave dhe djemve të cilët ndodhen të  bllokuar poshtë në trafik, por ja ku jemi të gjithë bashkë gati për ta zhbllokuar njëherë e mirë rrugën e rinisë krutane, rrugën e rinisë shqiptare me 25 prill të gjithë bashkë. Sepse vëllezër he motra për 8 vjet me radhë rrugën e të rinjve krutanë, rruga e të rinjve shqiptarë është bllokuar nga një njeriu dhe shpura e tij, 8 vjet dështime, 8 vjet premtime të pambajtura, 8 vjet laku në fyt për shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe pasuri marramendëse për një grusht njerëzish që kanë marrë peng Krujën, kanë marrë peng Shqipërinë dhe rrugën tonë drejt Europës.

Kanë marrë peng për një kohë të gjatë edhe gjënë më të shtrenjtë, shpresën, shpresën dhe besimin që prindi ka tek vetja, tek bashkëshorti, tek bashkëshortja, shpresën dhe besim për fëmijët tanë. I kanë marrë peng për një kohë tepër të gjatë, por sot nga kryeqendra arbërore  e Gjergj Kastriot Skënderbeut buçon thirrja për ta çliruar Krujën, për ta çliruar Shqipërinë nga 8 vjet dështime. 8 vjet vuajtje, takoj gjatë këtyre ditëve dhe javëve nënat shqiptare të cilat kanë sytë e përlotura, zemrat e gjakosura nga të rinjtë e të rejat , bijat e bijtë e tyre që largohen. Takoj sot e gjatë këtyre jave pensionistët të shtyrë drejt kufijve të ekzistencës dhe dinjitetit nga një njëri që 8 vite me radhë i harroj, i nëpërkëmbi dhe i ktheu në krijesa të vobektësisë dhe të vajësisë.

Takoj fermerët të vetmit në Ballkan, të vetmit shqiptarë në kombin tonë të cilët  marrin subvencione për prodhimet e tyre dhe asnjë lloj përkrahje. Takoj rinin e mrekullueshme të Krujës, rinin e mrekullueshme shqiptare, të lënë mes dy rrugëve mjerimit apo emigracionit por ju them sot nga Kruja, nga kjo kryeqendër e historisë tonë, i them çdo shqiptari se në 25 prill zgjidhja është në dorën tuaj. Për nënat tona, për nënat e rinisë krutane në emigracion, për nënat shqiptare, me 25 prill për ndryshimin, votoni numrin 9. Për rininë tonë të mrekullueshme që t’i japim mundësinë të rritet dhe të arsimohet e të punësohet në vendin tonë të mrekullueshëm. Këtu, në Krujën e zejtarisë, të turizmit, të historisë, për këta që të gëzojnë këtë vend njësoj si të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e Europës, votoni numrin 9. Për prindërit tanë, rini. Rini që më bën krenare, rini e Krujës, rini e Shqipërisë, për prindërit tanë.

Për sakrificën 30 vjeçare të themeluesve të demokracisë, të qëndrestarëve për dashurinë që na kanë falur, rini votoni numrin 9. Që këtej nga kryeqendër, nga kryeprincipata e shtetit të parë Arbror të Shqiptarëve, e cila u njoh nga çdo kancelari të mesjetës Europiane, le ti themi sot që për ta çuar Shqipërinë moderne, të zhvilluar, me paga të larta në Europë, Votoni numrin 9. Për Shqipërinë Europiane votoni numrin 9! E pra ja ku jemi të gjithë bashkë, e ndiej etjen për ndryshim, e prek entuziazmin tuaj në çdo takim. E ndien, e prek, e di që shqiptarët janë të bashkuar për ta larguar edhe një orë më parë edhe Edi Rama. Ai e di se shqiptarët e kanë ndarë mendjen, se pa e larguar atë, nuk hapen dyert e Europës, nuk hapen dyert e mirëqenies, nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën! Shqipëria ka nevojë për ndryshim!

Shqipëria thërret për ndryshim! Ndaj, ai që për 8 vite me radhë s’ka bërë asgjë  për premtimet, s’ka mbajtur asnjë fjalën të vetme, vjen vërdallë në dyert e shqiptarëve, kërkon t’ia hapin për herë të tretë. Mos ja hapni derën dështimit për herë të tretë, për hir të familjeve tuaja, për hir të fëmijëve tuaj, nënave shqiptare, pavarësisht prej bindjeve politike. Nëna dhe baballarë, mos ja hapni dyert dështimit, ka guximin të shkojë pas 8 vitesh premtimesh të pambajtura, 8 vitesh dështimesh qytet më qytet, prapë me projekte 3D, për t’i ngopur shqiptarët me lugën bosh të mashtrimeve dhe premtimeve të pambajtura. Ka guximin ta thotë në dyert e shqiptarëve pas 8 vitesh pushtet, 8 vitesh qeverisje, ku nuk bëri asgjë për ta. Por shqiptarët do ta marrin vendimin më 25 prill. Votoni numrin 9! Votoni numrin 9! Nuk mundet kurrë të pranojmë, tani që të gjithë e dimë që ai vet e ka pranuar humbjen.

Nuk mund të pranojmë kurrë që një njeri që për 8 vite i mashtroi shqiptarët të kërkoj e të trokas e të bëhet pjesë e qeverisjes tonë. Kurrë nuk do të ndodh! Ne do ta largojmë me votë dhe do ta hapim rrugën europiane për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kështu do ta marrim dhe një herë në dorë fatin tonë, fati i nënave krutane nuk do të jetë më në dorë të një njeriu të pashpirt për dhimbjet e vuajtjet dhe lotët e tyre. Fati i burrave krenar të Krujës, fati i burrave krenar të Shqipërisë nuk do të jetë në dorë të katër apo pesë njerëzve që e kanë shtrydhur deri në palcë me Edi Ramën në krye. Fati juaj më 25 prill është në duart tuaja. Më 25 prill është dita të vendosni me votën tuaj ndryshimin që pret çdo shqiptarë. Për të ardhmen tuaj, votoni numrin 9! Për të ardhmen e Krujës dhe familjeve krutane, votoni numrin 9! Për t’u bashkuar të gjithë si një familje e madhe rreth të vetmes rrugë, për mirëqenie, për paga, bashkë për ndryshim, votoni numrin9! Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj, votoni numrin 9 për prindërit tuaj, votoni numrin 9 për Krujën dhe ju kryeqytetasit e parë të arbrit votoni numrin 9. Kruja fiton! Shqipëria fiton!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura