‘Rama e Basha janë të trembur, ajo që iu ndodhi me zyrtarin e DASH…’

May 28, 2017 | 17:54
SHPËRNDAJE

Për avokatin e njohur Spartak Ngjela, “nuk mendoj se pritet të ndodhë një marrëveshje e tillë nga krei e deri në fund e fundosur pa filluar”, shkruan ai duke iu refetuar paktit Rama-Basha dhe teksa nenvizon se te dy ata jane te trembur nga kercenimi qe ka bere zyrtari i larte amerikan qe negocio marreveshjen mes tyre dhe qe futi opoziten ne zgjedhje.

Postimi i plote i Ngjeles:

A e shihni se në çfarë gjendjeje gati të ngrirë dallon të jetë fushata elektorale e PS- së dhe PD-së?

Nuk është fare e rastit. Në fakt, kjo që po shohim ka një shkak, dhe s’është diçka e pandodhur në botën politike.

Atëherë cili është shkaku?

ngjela-1024x736

Të dy krerët e partive të mëdha, kush më shumë e kush më pak, janë të trembur, prandaj flasin broçkulla.

Ajo që iu ndodhi me politikanin e lartë amerikan Hoyt Brian Yee, i ka trembur të dyja palët, pavarësisht se zoti Yee iu kërcënua vetëm Bashës dhe Berishës. Gjithsesisi ai në fakt iu tha këtyre se, vendosja e drejtësisë dhe ndëshkimi i të korruptuarve, është trend që drejtohet në Shqipëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Normal: zoti Yee i ra dritares që të dëgjojë dhe dera. Dhe dera, sigurisht që ka dëgjuar

Por, a mund të frenohet ky trend? Ja, këtu fillon analiza.
l.
Trendi është tendencë e fuqishme e një zhvillimi të përgjithshëm që mbështetet në një pikë
kyçe, dhe krijon ndryshomin e situatës në progresin e një vendi.

Duke qënë i tillë, ky trend fillon si ide dhe kthehet në lëvizje që ndryshon gjendjen.
Drejtësia dhe ndëshkimi i korrupsionit sot në Shqipëri është përjetim shoqëror; por që e ka shpresën te forca amerikanë.

Kurse politika amerikane, në nivele të larta, ka theksuar: “ne ia kemi premtuar shqiptarëve Reformën në Drejtësi”.

Kjo është arsyeja absolute që trendi anti-korrupsion dhe i vendosjes së drejtësisë në Shqipëri nuk mund të ndalojë. Në fakt trendet politikë janë me “fuqi hyjnore”, ata nuk mund të ndalen nga forca anësore që nuk kanë efekt mbi trendin.

As Rama, as Basha dhe as Berisha nuk kanë pasur efekt në krijimin e këtij trendi, prandaj nuk mund ta ndalojnë dot .
ll.

Shqiptarët që po presin me padurim Reformën, sot pyesin: a mund ta ndalojë Reformën në Drejtësi marrëveshja Rama -Basha?
Kjo do të ishte thjesht aventurë e naivëve që nuk e njohin precedentin amerikan.

Më këtë rast shpjegimi është ky:

Sot ka një kushtetutë e cila e sanksionon Reformën në Drejtësi dhe ndëshkimim e korruosionit: pikërisht për këtë, a mundet që këta të dy t’i rrezistojnë dot embargos që SHBA dhe BE do t’i vendosin Shqipërisë?
Këtu sigurisht që përfundon kjo tiradë, sepse ky trend reformator që është bërë jetik për shqiptarët dhe për personalitetin e Shqipërisë, nuk mund të ndalojë dot nga asnjë lloj force kundërshtare.

Këtë mendoj se e di edhe Rama, prandaj nuk mendoj se pritet të ndodhë një marrëveshje e tillë nga krei e deri në fund e fundosur pa filluar.

Reforma në Drejtësi dhe ndëshkimi i korrupsionit është premtim i qëndrës së këtij qytetërimi: kjo mjafton për t’i vënë pikë këtij diskutimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura