“Rama e Balluku janë pushtetarët më të ndyrë! Shtet i korruptuar, po na shkel me këmbë”- Banorja e Bërxullës kërcënon: Kam shishen e benzinës dhe shkrepësen me vete

Mar 28, 2023 | 10:52
SHPËRNDAJE

Një prej banoreve të Bërxullës ka kërcënuar se do të vetëflijohet, teksa tregoi para kamerave të medias shishen e benzinës dhe shkrepsen që ka marrë me vete në protestë.

Ajo u shpreh se prej 6 muajsh protestojnë dhe nga ana e shtetit nuk ka asnjë reagim, teksa shtoi se “Rama bashkë me ministren Balluku, me Ervis Berberin janë pushtetarët më të ndyrë.”

Banorja u shpreh se shteti shqiptar është i korruptuar dhe po i shkel me këmbë qytetarët.

“Protestojmë prej 6 muajsh, shteti shqiptar bashkë me ministren Balluku, me Ervis Berberin janë pushtetarët më të ndyrë, prej 6 muajsh na lënë rrugëve dhe nuk vijnë këtu.

Nuk na lënë të protestojmë. Shteti ti vendosë gishtin kokës, të vijë tek banorët, të vlerësohet prona, të ketë rrugë dytësore, nënkalim e mbikalim.

Nuk dorëzohemi, pronat e shtëpitë tona nuk do t’i dorëzojmë. Nuk vjen shteti të na pyesë, kemi dalë për hall jo për qejf. Si invalidë shteti nuk mund të më hedhë në rrugë mua, ku është ky shtet, këto shoqata e ministri. Pse nuk vjen shteti të flasë me banorët, as bashki e as qeveri.

Vjen sot na prezanton kandidatët për bashki, na hoqën drejtorin e hipotekës, na futi një hajdute më të madhe Dallëndyshe Bicin. Ngrehu hoxhë të ulet prifti. Ne do të ndërmarrim akte më të rënda, benzinën me vete e kam, policia asgjë s’ka çfarë më bën, edhe shkrepësen këtu e kam. Benzinë e kam, do e përdor kur të më dojë qejfi. Jam nënë, heroinë si Shote Galica, hipa në shtyllë dhe askush s’ka çfarë të më bëjmë. Do i zëmë të gjitha rrugët, janë tokat tona. Këta vijnë e tallen me ne, shtet i pangopur me lekë. 10 vite në qeveri asgjë s’ka bërë, i ka shkelur me këmbë të gjitha ato që ka thënë.

Ai tha se do bëhej me rrugë dytësore, ku i ka premtimet. Shteti shqiptar është i korruptuar, po na shkel me këmbë.

Unë këtu do rri, le të rrijë gjithë ditën policët këtu gardh. Nuk dorëzohem, mos na neglizhoni.

Do rezistoj për fëmijët e mi, pensionin që marr e kam vetëm për ilaçe. Shtresa më e varfër janë pensionistët. Marr pension sa për të thënë. Shteti të vijë tek banorët, nëse nuk vjen ne do të bëjmë vepra më të rënda. Do vetëflijohemi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura