Rama e akuzoi se po del kundër Amerikës dhe partnerëve, Meta nxjerr foton me mysafirin special: SHBA kampion i lirisë dhe drejtësisë

Nov 17, 2019 | 14:18
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale kenaqesine e takimit me nje mik special.

Ai eshte takuar dhe ka pozuar ne nje foto me ambasadorin Sam Brownback në Tiranë, me te cilin do te jete neser në Konferencën për Lirinë Fetare.

meta

Si per t’iu pergjigjur akuzave te bera nga kryeministri i vendit, Edi Rama, se me qendrimet qe po mban ai po del kunder SHBA, BE dhe partnereve, Meta shprehet shkurt dhe qarte: “SHBA gjithmonë një kampion i lirisë dhe drejtësisë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane”

Postimi i Metës

Një kënaqësi e veçantë të kem Ambasadorin Sam Brownback në Tiranë si mysafirin tim special. Do të jemi së bashku nesër në Konferencës për Lirinë Fetare. SHBA gjithmonë një kampion i lirisë dhe drejtësisë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane! ?????

Kush eshte ambasadori Sam Brownback

Sam Browback u betua si Ambasador për Lirinë Fetare Ndërkombëtare më 1 shkurt 2018. Ai shërbeu si Guvernator i Kanzasit nga viti 2011 deri më 2018. Më parë ai shërbeu si Senator i Sh.B.A. (1996-2011) dhe si Përfaqësues i Sh.B.A. në Dhomën e Përfaqësuesve (1995-1996) për Kanzasin.
Ndërsa ishte anëtar i Senatit, ai punoi në mënyrë aktive për çështjen e lirisë fetare në shumë vende dhe ishte një sponsor kryesor i Aktit Ndërkombëtar të Lirisë Fetare të vitit 1998. Ai gjithashtu shërbeu si Sekretar i Bujqësisë për Kanzasin (1986 – 1993) dhe ishte Bashkëpunëtor i Shtëpisë së Bardhë në Zyrën e Sh.B.A.
Para shërbimit të tij publik, Ambasadori Sam Browback ishte një avokat privat në Kanzas dhe ligjëroi të Drejtën Bujqësore në Universitetin Shtetëror të Kanzasit, bashkëautor i dy librave mbi këtë temë. Ai fitoi një B.S. nga Uni- versiteti Shtetëror i Kanzasit dhe një J.D. nga Universiteti i Kanzasit.
Konferenca ndërkombëtare, do të zhvillohet nesër në Tiranë nën kujdesin e Presidentit të Republikës në bashkërendim me Departamentin amerikan të Shtetit me pjesëmarrjen e disa krerë shtetesh dhe parlamentesh nga rajoni, drejtues të bashkësive fetare në vend dhe nga rajoni, teologë, studiues dhe mjaft personalitete, të cilët do të diskutojnë mbi këtë temë të rëndësishme të frymëzuar edhe shembulli unik i bashkëjetesës, harmonisë dhe tolerancës fetare në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura