“Rama duhet të ishte në burg për incneratorët”/ Meta: Sulmoi sistemin i pari, u dha të dhënat e qytetarëve, patronazhistëve! Situata është shfrytëzuar në shërbim të krimit

Sep 22, 2022 | 21:37
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar sulmet kibernetike në vendin tonë.

meta-i-rama

I ftuar në emisionin “Top Story”, ai deklaroi se sulmin e parë ndaj sistemit e bëri kryeministri Edi Rama përmes publikimit të të dhënave të qytetarëve në shërbim të patronazhistëve.

Pyetje: Qeveria është në një situatë delikate dhe të vështirë për shkak të hakerimit. Ju bëtë një deklaratë se për 2-3 javë do bie qeveria. Keni pasur dijeni për sulmet?

Meta: Nuk ka lidhje me këtë sulmin. Ka gjëra më të rënda se kjo. Sulmin ne e dimë. Sulmin e parë ndaj sistemit, e bëri Edi Rama. Ua dha të dhënat e qytetarëve tanë, patronazhistëve. Prokurorët u morën me gazetarët. Ata nuk u morën me përgjegjësit kryesorë. Unë kam bërë dy mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, më dhanë garanci të madhe. Kjo situatë është shfrytëzuar nga brenda në shërbim të krimit dhe banditëve. Banka e Shqipërisë nuk pranoi që të bashkohej me sistemet digjitale qeveritare. Rama donte t’i fuste në sistemin e vetë kur e dinte që ishte goditur.

Meta gjithashtu u ndal edhe tek çështja e inceneratorëve duke u shprehur se kryeministri Rama duhet të ishte në burg për këtë aferë.

Meta: Rama sot duhet të ishte në burg për shkak të inceneratorëve. Në Tiranë nuk ka inceneratorë, po të duash le të shkojmë të shohim aty.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura