“Rama do t’i ketë ditët shumë të vështira”, Berisha zbulon skenarin e të enjtes tjetër në Kuvend

Apr 12, 2018 | 21:00
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmeruar se do te nise revolta me e madhe popullore qe ka njohur Shqiperia, dhe kjo e nxitur nga drejtesia e njeanshme. Ne nje interviste ne ABCnews, Berisha sulmoi edhe dy ambasadoret e SHBA dhe BE, qe sic tha ai ndihmuan qe Rama te fuse drejtesine ne xhep.

berisha 1

“Reforma në drejtësi do i kushtojë edhe lëkurën Ramës një ditë, aq shtrenjtë sa nuk mund ta imagjinojë. Sepse e mori drejtësinë mbi vete. Dy ambasadorët në zbatim të platformës së Sorosit bënë gjithcka ti japin drejtësinë atij, sepse pasi opozita me një qëndresë të jazhtëzakonshme arriti t’jua djegë me Kushtetutë mundësinë e kapjes, kaloi në ligjin me 3/5 dhe kapi drejtësinë. E vërteta është se sot as ka reformë, ata që përpiqen të servirin largimin e 5-6-7 përpiqen të ngushëllojnë veten por është hedhur në erë që në momentin e vendosjes së Ramës kryeprokuror dhe kryegjykatës.
Për mua kjo i shërben opozitës për revoltën më të përgjithshme popullore që Shqipëria ka njohur ndonjëherë.

S’ka asgjë më shumë se drejtësia e njëanshme që nxit reformën popullore. Rama mund të mbushë burgjet, por qytetarëve u lind e drejta e revoltës. Do kemi nje pranvere me te vertete te lirive te shqiptareve dhe Rama do mbetet ne histori si nje nga njerezit qe nuk ka pike respekti per veten e tij.

Ka strategji opozita, ato do i elaborojne udheheqesit e saj.

Strategjia eshte qe Rama nuk mund te flase ne Parlament, Sa te lirohen te burgosurit, Rama do i kete ditet shume te veshtira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura