Akuzat e Tom Doshit, Rama: Janë bërë bashkë një tufë politikejsh dhe kriminelësh. Do kenë fund të palumtur

Mar 3, 2015 | 13:32
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur telenovelë atë që ka nisur dje me akuzat e deputetit Tom Doshi dhe fillimin e nje sulmi sipas tij kunder mazhorances. “Jam i bindur se telenovela e shemtuar qe ka nisur dje, duke bere bashke per te sulmuar qeverine dhe shumicen parlamentare, nje tufe politikejsh e kriminelesh qe duan te perfitojne prej driteshkurtesise se njeri – tjetrit, do te kete padyshim nje fund te palumtur per ta”,- thekson Rama ne rrjetin social te Facebook.

Postimi i Ramës në Facebook

Vetem pak pas takimit ne kryeministri me Llallen dhe Tahirin, Rama ne statusin e tij shkruan se duhet pritur me durim hetimin e plote te akuzes bombastike te cilen e quan te shpifur sa s’ka. 

Ja postimi i plotë i Ramës në Facebook:

Mediat duan sa me shume akuza per te jetuar. PD sa me shume shpifje per te mbijetuar. Ndersa njerezit e ndershem te ketij vendi te mbajtur kaq vjet peng ne gjithe llumin e akuzave dhe shpifjeve te kthyera rendom ne telenovela, duan vetem te verteten. Dhe te verteten qe ata duan sot, mund ta thote vetem nje hetim i plote i organeve te drejtesise.

Jam i bindur se telenovela e shemtuar qe ka nisur dje, duke bere bashke per te sulmuar qeverine dhe shumicen parlamentare, nje tufe politikejsh e kriminelesh qe duan te perfitojne prej driteshkurtesise se njeri – tjetrit, do te kete padyshim nje fund te palumtur per ta.

Le te presim me durim hetimin e plote te akuzes bombastike. E cila eshte padyshim e shpifur sa s’ka, por edhe shume e mireseardhur! Sepse ka çelur nje faze te re te betejes per çlirimin e opinionit publik nga makthi i vjeter se politikanet jane te gjithe njesoj. Njesoj ne fakt jane vetem ata qe nuk dine ku eshte kufiri mes politikes dhe krimit.

‪#‎VajmedetPD‬ ku je katandisur se te tjeret aq dine aq bejne! Çfare tufe…!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura