Rama dhe Ndoka sot në Lezhë, PD: Kulmi i zhytjes së Ramës në skemat e mbrojtjes qeveritare të krimit. Reagon Rama

Mar 31, 2015 | 21:17
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka denoncuar sot daljen publike te kryeministrit Edi Rama ne Lezhe me deputetin Arben Ndoka, si nje mesazh te hapur kunder dekriminalizimit. Ne nje deklarate per shtyp, PD thekson se deputeti Ndoka “është jo vetëm subjekt i dekriminalizimit, pasi është dënuar në Itali me 7 vite burg për trafik prostitucioni e rrëmbim personi, por ai është në fakt simboli i inkriminimit, dhe fakti që Edi Rama zgjodhi t’i hapë atij dyert e parlamentit ka tronditur opinionin publik dhe partnerët europianë”.

Silvi Bardhi, koordinatore per mediat ne PD

“Ky i sotmi është një akt i rëndë si për të kulmuar të gjithë serialin e zhytjes së Edi Ramës në skemat e mbrojtjes qeveritare të krimit”,- nenvizon Partia Demokratike.

Ja deklarata e plote e PD-se;

Edi Rama dha sot një mesazh të hapur kundër dekriminalizimit, duke u shfaqur në Lezhë me deputetin Arben Ndoka në prani të qytetarëve, madje duke e angazhuar në shpërndarjen e disa tapive.

Deputeti Arben Ndoka është jo vetëm subjekt i dekriminalizimit, pasi është dënuar në Itali me 7 vite burg për trafik prostitucioni e rrëmbim personi, por ai është në fakt simboli i inkriminimit, dhe fakti që Edi Rama zgjodhi t’i hapë atij dyert e parlamentit ka tronditur opinionin publik dhe partnerët europianë.

Me qëndrimet e veprimet e tij Edi Rama angazhohet çdo ditë kundër dekriminalizimit, edhe pse kjo është një emergjencë kombëtare, edhe pse ka një marrëveshje me garanci të Parlamentit Europian.

Por karshillëku që i ka bërë sot në Lezhë këtij procesi jetik për vendin, është flagrant dhe tregon qartë se Edi Rama ka zgjedhur krimin dhe përfaqësuesit e tij, dhe nuk ka zgjedhur interesat e vendit dhe integrimin europian.

Gjithashtu, Edi Rama, duke dal krah më krah me Arben Ndokën, i pandehur për goditje për shkak të detyrës, i cili është në proces gjyqësor dhe ndaj të cilit pritet të merret një vendim nga Gjykata e Lartë, po i bën hapur presion drejtësisë.

Edi Rama rikonfirmon publikisht se qëndron pas sulmit fizik dhe kërcënimit me jetë nga deputeti i tij Arben Ndoka, ndaj përfaqësuesit të opozitës, Strazimiri në Parlament.

Ky i sotmi është një akt i rëndë si për të kulmuar të gjithë serialin e zhytjes së Edi Ramës në skemat e mbrojtjes qeveritare të krimit.

Por një gjë është e qartë, se gjithnjë e më bosh do jenë sheshet e xhirimit me regji të Edi Ramës, dhe gjithnjë e më plot janë e do të jenë sheshet e protestës popullore, aty ku kryeministri i inkriminimit do të japë llogari.

Reagon Rama: Dekriminalizimi, maskë

“Dekriminalizimi i ‪#‎VajmedetPD‬ nje maske qe bie sa here te vajmedetshmit e Shqup hapin gojen kunder Policise se Shtetit…Pra 2 here ne dite!”,- shkruan kryeministri ne Facebook.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura