“Rama dhe narkotrafikanti ushtrojnë terror dhe kërcënojnë Ben Blushin”

Mar 8, 2016 | 7:00
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për incidentin e Elbasanit, ku deputeti socialist, Ben Blushi u sulmua verbalisht dhe fizikisht nga socialistët.

berisha qytetari dixhitalSipas Berishës, Rama dhe Taulant Balla po ushtrojnë terror të pashembullt ndaj Blushit. Berisha në këtë mënyrë merr në mbrojtje Blushin.

STATUSI I BERISHES

Edvin Kristaq Rama kthen Partine Socialiste ne origjinen e saj terroriste! Te dashur miq, Partia Socialiste e Shqiperise, nen udheheqjen e Edvin Kristaq Rames, eshte kthyer plotesisht ne origjinen e saj terroriste.

Kjo parti, nen drejtimin e Enver Hoxhes sillej dhe perdorte te gjithe kriminelet dhe terroristet ne radhet e saj si dhe mjetet e metodat terroriste, kunder kundershtareve te vet per goditjen dhe asgjesimin e tyre fizik, moral dhe psikologjik.

Ne nje hark kohor dy ditor, Edvin Kristaq Rama, qe ka shnderruar PS ne nje strofull kriminelesh, vrasesish, trafikantesh te dobishem te partise, ka kaluar çmendurisht ne akte te hapura dhune, terrori, linçimi terrorist publik te deputetit dhe shkrimtarit te njohur Ben Blushi, te orkestruara direkt prej tij dhe narko-trafikantit Taulant Balla, dhe kjo vetem e vetem se ai kerkon te konkurroje ne gare per kryetar te PS.

Terrori publik i ushtruar ndaj Blushit nga kokat e krimit te pushtetit, ne stadiumin e Elbasanit, te organizuar direkt nga Rama si dhe ato dhe ne mbledhjen e sotme te grupit, si ne shpellat e Sacra Corona Unita, nxjerrin dhe nje here ne driten e diellit para shqiptareve fytyren prej krimineli dhe gangesteri politik, te bastardit te xhelateve te diktatures hoxhiste Koleka-Rama, te Edvin Kristaq Rames te shnderruar tani ne nje kob te zi per vendin dhe shoqerine shqiptare.

Me kete rast dua ti them ketij krimineli, se, me kete revansh primitiv qe ke nisur, shqiptaret do te te hedhin shume shpejt aty ku hodhen 25 vjet me pare eterit tuaj mizor, ne koshin e plehrave te historise! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura