Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e sotëm për rreth 45 minuta në Kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentarin Ilir Meta.
Takimi vjen në klimën e negociatave për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Ky takim vjen pas atij të djeshëm mes të dyve, para se Rama të takohej me kreun e PDIU-se, Shpëtim Idrizi.
Ditën e djeshme pas takimit kokë më kokë mes Idrizit dhe Ramës, krerët e dy partive dolën në një konferencë të përbashkët, ku njoftuan arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët për vendoret e 21 qershorit. Gjatë prononcimit për mediat, Rama nuk përmendi emrat e bashkive apo kandidatëve, por njoftoi partneritetin e ri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al