Rama-Meta, një orë takim në Kryesinë e Kuvendit

Mar 4, 2015 | 10:04
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në zyrën e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Takimi mësohet se ka zgjatur rreth një orë, por ende nuk ka asnje njoftim zyrtar rreth qellimit te tij.

Meta dhe Rama

 

Ajo qe dihet, eshte se takimi vjen pas deklaratave bombe te deputetit te Shkodres Tom Doshi, qe akuzoi Meten si porosites per eleminimin e tij dhe deputetit demokrat Fufi, kerkeses se PD-se per nje mocion mosbesimi ndaj kreut te Kuvendit Meta dhe negociatave per kandidatet per garen vendore, ne kuader te ndarjes se re territoriale.

Nje dite me pare Meta deklaroi se Doshi i kishte bere me dije planin per atentatin qe ishte porositur per eleminimin e tij, por me porosites kunatin e ish-kryeministrit.

Po dje, Rama mblodhi ne zyren e tij kryeprokurorin, kreun e Kuvendit, ministri e Brendshem dhe kreun e komisionit te Sigurise, e fill pas kesaj, prokuroria njoftoi nisjen e hetimeve, duke ftuar deputetin Doshi te paraqese provat.  

Me pas deputeti Doshi rrefeu takimin e 30 gushtit me Ramen, i cili, gjithnje sispas Doshit i ka thene ‘T’ia tregojme vendin Metes’. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura