Rama dha sinjale për rikandidimin e Veliajt, kryebashkiaku sfidë Bashës: Të vi të kandidojë vetë

Aug 1, 2018 | 21:05
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pranon se është gati për të çuar përpara projektet për transformimin e Tiranës edhe gjatë mandatit të dytë. Veliaj shpreh ambicien e PS për të siguruar fitoren edhe në ato bashki që historikisht janë njohur si bastione të së djathtës. I pyetur se çfarë mendon për kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës, Veliaj sfidon vetë kreun demokrat Lulzim Basha që të përballet me të në zgjedhjet e 2018-s.

“Kam pranuar se dua ta çojmë përpara këtë projekt. Kemi një feedback fantastik nga publiku dhe nga PS. Por unë nuk ha bukë veç. Unë jam një nga 61 kandidatët dhe për sa kohë që zyrtarizimi i kandidatëve do të ndodhë në asamblenë tonë zgjedhore, atëherë edhe zyrtarizimi im do të ndodhë në këtë asamble zgjedhore. Kam përshtypjen se synimi i PS kësaj here do të jetë fitorja në të 61 bashkitë. Dhe jam i bindur që me sforco dhe me një punë këmbëngulëse siç Edi Rama drejtoi fushatën e 2017-ës, ne mund t’i fitojmë të 61 bashkitë”, tha Veliaj.

Veliaj

Jeni i bindur që do jeni ju kandidati i Partisë Socialiste?

Kam pranuar që dua ta çojmë përpara këtë projekt. Kemi një feedback fantastik nga publiku dhe nga PS. Por unë nuk ha bukë veç. Unë jam një nga 61 kandidatët dhe për sa kohë që zyrtarizimi i kandidëve do të ndodhë në asamblenë tonë zgjedhore, atëherë edhe zyrtarizimi im do të ndodhë në këtë asamble zgjedhore. Por unë kam përshtypjen që synimi i PS kësaj here do të jetë fitorja në të 61 bashkitë. Dhe jam i bindur që me sforco dhe me një punë këmbëngulëse siç Edi Rama drejtoi fushatën e 2017-ës, ne mund t’i fitojmë të 61 bashkitë. Ne mund të fitojmë dhe Kukësin, mund të fitojmë dhe Tropojën, nuk kam asnjë iluzion. Sa më shumë diskreditohen, se Teatri është një platformë që po I diskrediton edhe ata që janë në Tropojë apo Sarandë, dhe vjen në Tiranë dhe thotë: “po ky qytet ka ndryshuar çfarë bojkotojnë këta?”, dhe nuk duan që ajo frymë e bllokimit t’u shkojë në qytetet e tyre. Kështu që jam I bindur se edhe në zonat ku tipikisht ne nuk kemi qenë fitues, por I jemi afruar fitores, kësaj here ne do jemi fitues. Dhe besoj se PS do futet me një 61-she në lojë, që t’I fitojë të 61 bashkitë.

Unë një njëfarë mënyrë ndihem mirë që e gjithë opozita është fokusuar vetëm në një projekt në Tiranë, dhe ka lënë fushë të hapur që PS të vazhdojë të rritet në qytetet e tjera. Të mendosh që Partitë opozitare janë shpërbërë në të gjitha qytetet e tjera.

Të jem I sinqertë, jashtë të qenit kryetar bashkie unë e mirëkuptoj Ilir Metën. Praktikisht ai do t’i kishte “vdekur” ata nëse nuk do t’u jepte pak “oksigjen” me Teatrin. Kështu që praktikisht ai u dha atyre një lodër që të englendisen nja 40 ditë e të mos iu vdesë kauza.

Por avantazhi I PS është gjithë ky përqëndrim I tyre, I asaj opozite që ka ngelur në Tiranë, dhe I ka lënë të shpartalluar në qytetet e tjera. Dhe besoj se si strategji fitoreje ndoshta është më mirë që ata të vazhdojnë të merrem me lodrat në Tiranë, dhe ndërkohë të lënë fushë të lirë, ku ne t’I mundim 61 me 0.

Nëse e marrim të mirëqenë se ju do jeni kandiat për Tiranën, nga emrat që përfliten për PD, cili mendoni se do jetë më I denjë përballë jush?

“Unë nuk kam frikë asnjë nga PD. Kjo për ne nuk është fushatë frike, por fushatë shprese. Duhet të jetë frike për ata. Dhe mes frikës dhe shpresës, se ka njerëz që bëjnë fushatë frike, unë besoj tek një fushatë shprese. Në vitin 2015 fituam në një fushatë shprese, dhe u munduam që ta materializonim atë në projekte konkrete për Tiranën. Dhe sot Tirana është më e mirë nga ajo që ishte dje. Mjafton të shohësh vlerësimin e të huajve, turizmin që është shtuar, çmimet që jepen ndërkombëtarisht nga ata që dinë të vlerësojnë punën e qyteteve, Tirana sot është më e mirë. Dhe unë besoj se për sa kohë që ky qytet si karburant ka shpresën, pse duhet ta mbush unë serbatorin me frikë, kështu që unë do shkoj për një fushatë shprese. Besoj se ky qytet meriton më të mirën që ne kemi mundësi t’I japim. Ndërkohë që nëse ata kanë një fushatë frike, është puna e tyre. Kështu që, kushdo të jetë, ideale do të ishte që të qe Luli vetë, t’I dalë zot partisë. Ka kaq kohë që I shmanget çdo beteje. Edhe atë betejë që Edi Rama e fitoi me ato 10 vota, u desh t’ia fitonte “babai I tij politik”, t’ia vidhte, si një prind që I merr lodrën një fëmije tjetër për t’ia dhënë fëmijës së tij. Kështu që as atë lodër nuk e fitoi. Dhe mirë do ishte që të ishte ai, dhe të kishte një ballafaqim mes gjumit dhe punës. Por për sa kohë që gjumi do të ketë përfaqësuesin e gjumit nuk ka rëndësi fare emri, përsa kohë vjen nga partia e gjumit. Nëse doni të shikoni sesi një parti mund të menaxhojë qytetin, shikoni si menaxhon parkingun e vet, dhe mjafton të shikoni sesi nuk kalon dot trotuarin para SHQUP-it, se janë makinat radhë, për të kuptuar se ata nuk disiplinojnë dot trafikun. Nëse nuk menaxhojnë dot parkimin te selia e tyre, si mund t’ia bëjnë gjithë trafikun e kryeqytetit. Në këtë sens kushdo që të jenë përballë, fushata ime, është fushate shprese. Fushata e gjumit do përfaqësues me pizhame.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura