Rama & Dako dhe turizmi “i braktisur” i Durrësit

Sep 2, 2016 | 12:01
SHPËRNDAJE
Deputeti i PD, Igli Cara
Deputeti i PD, Igli Cara

IGLI CARA

Gjithkush që ka parë titul lin dhe po nis të lexojë këtë opinion, është duke menduar që vonë, shumë vonë, për të folur për turizmin e Durrësit. Sezoni po mbaron, duhej folur më parë, duhej folur gjithë kohës  e shumë të tjera nga këto. E, duke rënë dakord me gjithçka që mendoni a thoni, më poshtë do të sqaroj pse heshta e pse po shkruaj e flas tani. Bregdeti, dhuratë e Zotit a natyrës, përbën prej vitesh një sektor jetik për qytetin e Durrësit dhe komunat e tij, përbën një burim të madh të ardhurash, burim punësimi e zhvillimi të zonës.

Në zonat urbane dhe jourbane të bregdetit të Durrësit gjen me dhjetëra hotele e ndoshta me qindra restorante, fastfood-e, barkafe, ambiente tregtimi e argëtimi, gjen zonat rezidenciale, ashtu si« gjen pallatet e rrëmujshme me plan e pa plan, ku dhjetëra qindra qytetarë japin në rrugë formale dhe informale banesat e tyre me qira. Është ky bregdet dhe «ka ka bërë njeriu (keq a mirë) rreth tij, që intensivisht, për një periudhë të paktën 3-4 mujore, përpiqen të mbajnë frymën, të mbledhin para e të sigurojnë jetesën e mbijetesën e tyre. Për të gjithë këta, për bizneset e tyre, për mundësitë që ato kanë në kohën e verës, unë heshta.

Keq a mirë, keq a më keq, ata kanë nevojë të punojnë, një deputet i Durrësit, një qytetar i tij, mund të flasë, t’u drejtohet politikisht institucioneve, por duhet të mendohet shumë që të bëjë antimarketing për qytetin e tij, pa harruar që të gjithë pushtetarët e këtij vendi bëjnë gjithë kohën reklamën e Vlorës e Himarës, Qeparosë e Dhërmiut, Vunosë, Sarandës e Jalës, aty pushojnë, aty argëtohen, madje aty bëjnë nga shkollat e policisë, administratës publike e deri te forumet rinore të partive… prej aty burojnë lajmet e fotot rozë të verës.

A e ka humbur Durrësi shansin e turizmit? Është një pyetje, përgjigjja e së cilës as është dhe as mund të jetë thjesht një “po” ose “jo”. Durrësi të ofrohet gjithë vitin, të ofrohet me qetësinë, afërsinë me Tiranën, lehtësinë për të mbërritur shpejt e sigurt aty, të ofrohet me shërbimin, me kulinarinë, që hera-herës u ngjan restoranteve italiane, por sigurisht që të ofrohet me çmimet. Në Durrës ti gjen dhe Lalzin dhe plazhin e virgjër të Katundit të Ri, gjen Bishtin e Pallës e Kallmin, gjen histori, gjen një qytet, gjen një bregdet ku mund të jenë të gjitha shtresat e shoqërisë… Po «farë e prish, kush e prish, pse e prish… e shumë pyetje që gjithkush nga ne i bën, por që pakkush merr kurajën t’i debatojë e aq më pak të përfshihet.

Natyrshëm vjen pyetja: Po «farë shkoi më keq këtë vit? Kushdo që ka kaluar nga rrethrrotullimi i “rilindur” i Durrësit, ngjyrat nuk kanë mundur t’i mbulojnë as plehrat, as pisllëkun dhe as erën e qelbur “welcome” për të gjithë pushuesit, që vijnë nga larg me traget, pushuesit e Kosovës e Maqedonisë e ata që zbresin nga Rinasi për të zbuluar Shqipërinë e aventurës. “Welcome”-i vazhdon në rrugën që lidh Urën e Dajlanit me plazhin historik të Durrësit, makinat ngecin në ca ngritje e ulje, nuk di kush inxhinier rrugësh a urbanist i ka projektuar, po duket që në atë zheg vape e morie njerëzish janë fiks për të ta sjellë në majë të hundës, e për të thënë që këtu gjithçka ta shpif.

Nëse vendos të kthehesh nga qyteti, të dalësh pasdite e të shijosh qendrën e “rilindur” të Durrësit, amfiteatrin apo muzeun, do të duhet të presësh gjatë, një «menduri trafiku ditë e natë. Vetëm po vetëm një semafor “për be” që punon, e ndoshta dikush duhet ta vendosë në Guinness Durrësin si qytetin me 300 mijë banorë e ve« një semafor. Çfarë shkon tjetër më keq?

Durrësi e plazhi historik i tij , Shijaku e komunat, shto sivjet edhe Shkëmbin e Kavajës, po zhuriten nga mungesa e ujit, e ndërsa një biznes i ri po merr jetë, është biznesi i boteve të ujit, është biznesi i mbylljes së sara«ineskave të rrjetit për qytetarët dhe furnizimit klientelist të bizneseve të përzgjedhura me kujdes nga arkitektët e Rilindjes së pisllëkut. Për Durrësin, Noli duhet kujtuar, se pranë detit e të palarë ve« qytetarët e pushuesit e tij mund të jenë, se ve« rrugët e tij janë. Nuk mjafton me kaq, turizmi i rilindur s’ka plazhe publike, s’ka administrim territori, hera-herës ka probleme me energjinë e tensionin që vjen nga rrjeti, e sa të tjera, ku më duhet të përsëris veten.

Por, mbi të gjitha, në kaq e kaq vite qyteti është rrëmbyer nga “trusti i lulelakrës” Rama & Dako. Vangjushi është jo vetëm kryebashkiaku i betonit, por është kryebashkiaku i shatërvanëve të rilindur, i qendrave alla-Rama të qyteteve, i fasadave të bojatisura të pallateve, është kryetari që kuptoi më së miri filozofinë e Ramës: abuzo me pushtetin, forco ekonomikisht grupet e rrezikshme e bleje prapë më pas pushtetin; shto pasurinë e një grushti njerëzish e varfëro pjesën më të madhe, që më pas t’ua blesh votën e varfërinë. Qyteti i dytë më i madh i vendit lëngon dhe ka humbur prej vitesh drejtimin e duhur.

Nën thundrën e një kaste oligarkësh, për këdo në qytet është e paqartë e ardhmja e tij, investimi dhe biznesi i tij dhe në këtë verë të nxehtë temperaturash e sherresh politike, me veting e pa veting, pakkush reagon për turizmin e braktisur të Durrësit. Durrësi është pjesë e së tërës, që jo vetëm ka humbur drejtimin e duhur, po është pleksur në një krizë të thellë shoqërore (ekonomikja është bashkë dhe e lidhur me të, ashtu si varfëria qëndron me gjithçka të keqe në këtë botë). Herët a vonë njerëzit duhet dhe do të reagojnë, formën dhe mjetin do të duhet ta zgjedhin ata.

*Deputet i PD-së

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura