“Rama bllokoi debatin përmes interpelancës së AliBashës”/ Berisha: Kur shpërthen një skandal si çështja “McGonigal”, Parlamenti duhet që…

Feb 1, 2023 | 21:17
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi interpelancën e kërkuar nga grupi i Enkelejd Alibeajt për çështjen “McGonigal”, si një mekanizëm për të djegur debatin në Parlament me kryeministrin Edi Rama.

sali-berisha

Në një intervistë për Ora News, Berisha u shpreh se në të gjitha vendet demokratike në botë, në momentin që shpërthen një skandal si ky rast, Parlamenti hap debat.

Berisha thotë se Rama përjashtoi disa deputetë nga seanca parlamentare javën e kaluar vetëm sepse kërkuan debat me kryeministrin.

Berisha: Nuk po devijoj asgjë. Ju e zgjatët në këtë pikë. Sa për dijeni, 4-5 vetë u përjashtuan nga parlamenti sepse donin debat. S’kërkuam asgjë përveç debatit. Interpelanca që u thirr, u thirr për të djegur debatin, për të ndihmuar Edi Ramën. Ata që kanë eksperiencë parlamentare nuk i pranojnë këto. Në çdo vend të botës, po të shpërthejë një skandal i tillë, Parlamenti duhet të hapë debatin. Edi Rama e zgjidhi me një interpelancë të AliBashës. Edi Rama përjashtoi 5 vetë që kërkonin debatin.

Kreu i PD-së iu kthye edhe njëherë çështjes së shpalljes non-grata. Ai tha se socialistët nxorën një tezë që Berisha komplotoi me liderët e Kosovës kundër politikës së jashtme të SHBA-së.

Berisha: Rama u thotë të tjerëve që u shpall non-grata për konspiracion kundër SHBA-së. Unë pashë legjislacionin amerikan, dhe iu ktheva deklaratave të mia. Nuk pashë asgjë. Pastaj e gjeta. Pasi iu kundërvura çështjet të ndarjes së kufijve. U detyrua ta kundërshtoj çdo ditë. Tek unë erdhën njëri pas tjetrit liderët e Kosovës në zyrën time. Makineria e Sorosit dhe këtyre me radhë. Meqënëse unë ftova liderët politik të Kosovës, u tha se ndarja e kufijve është një projekt i dakordësuar plotësisht… ajo nuk ishte i dakordësuar plotësisht. Ata erdhën tek zyra ime dhe bënë disa thirrje. Këta nxorën tezën se ky komplotoi me liderët e Kosovës kundër politikës së jashtme lidhur me Amerikën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura