Rama: Berisha të merret i pandehur, reforma do kalojë, por të shohim se me çfarë çmimi

Apr 22, 2016 | 12:38
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas thirrjes që u bëri shqiptarëve për t’u armatosur, Berisha duhet të merret i pandehur nga Prokuroria.

Berisha Rama
Berisha Rama

Në një deklaratë për media nga kryeministria, Rama theksoi se kështu duhet të ndodhë në një vend normal, që respekton ligjin dhe kushtetutën e vendit dhe kur zbatimi i ligjit është i barabartë për të gjithë.

‘Në një vend normal tellalli që bën thirrje për armatosje duhet të ishte para prokurorëve, kështu e thotë edhe ligji në një vend normal. Po Shqiperia s’mund të jetë një vend tërësisht normal per sa kohe cfarë shkruhet në ligj nuk vlen njësoj për të gjithë”- tha Rama.

Rama ka shtuar më tej se kjo nuk ndodh, për sa kohë Shqipëria s’ mund të bëhet vendi normal që meritojnë njerëzit normal të këtij vendi për të cilët ligji lexohet dhe zbatohet ndryshe, nga ata që i bëjnë ligjet, apo paguajnë nga taksat e shqiptarëve për t’i trajtuar të gjithë si të barabartë, duke këmbëngulur te finalizimi i reformës në drejtësi. Si e vetmja zgjidhje që i jep fund kastës së pushtetit lidhur me gjyqësorin.

“Mos merrni seriozisht rrezikun se njerëzit do marrin armët se Saliut mbrapa nuk i vete më njeri as për t’i mbajtur xhaketën, por shqetësohuni për rezistencën e kastës, e lidhjes së hershme në mëkat mes pushtetit të politikës dhe gjyqësorit. Ju siguroj se reforma do të kalojë, ajo që mbetet për të parë është me cfarë çmimi”- përfundoi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura