Avokati Spartak Ngjela i ftuar në studion e lajmeve në “News24” ka deklaruar se Vettingu nuk funksionon për politikanë, sepse sipas tij ky proces është vetëm për gjyqtarët. Duke qëndruar tek propozimi i PD-së për vettingun e politikanëve, Ngjela deklaroi se opozita ka vdekur pasi drejtohet ende nga Sali Berisha.
“Këta kanë punuar në diell, nuk kanë gjëra të fshehura. Edhe pastrimin e parave e kanë bërë sikur të ishin në shtëpinë e tyre”, tha ai.
“Vettingu është për gjyqtarët dhe jo për politikanët. Këta kërkojnë të shtyjnë procesin. Rama e pranoi Bashën, do bëjmë vetting. PS, nuk ka nga ja mban, sepse ka marrëveshje me SHBA.
Nuk hetohet deputeti, Saliu nuk kupton procedurat, i ka disa juristë mediokër dhe i hedh ata në luftë për të shkatërruar sistemin.
Pse janë kaq të butë me gjyqtarët, sepse nuk e kanë të qartë se nga i kanë marrë paratë. Këta kanë futur duart në thesarin e shtetit. Di që persona të caktuar, po trajnohen në Amerikë për BKH. Politikanët kanë SPAK-un (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), jo vettingun”, tha Ngjela.
I pyetur nëse PD ka fituar pikë me propozimin e vettingut, Ngjela tha: “Do flasim politikisht apo populist. Rama e pranoi, ai është me ta, por jo PS. Byroja e hetimit i ka provat”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al