Rama apel studentëve: Ja ku duhet të drejtoheni nëse nuk keni kuptuar vendimet e qeverisë

Jan 16, 2019 | 10:48
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në takimin e përjavshëm të “Bashkëqeverisjes” ka bërë thirrje qytetarëve që kjo platformë është rruga më e shkurtër për të arritur në zgjidhjen e shqetësimeve.

rama

“Presioni që ushtron qytetari nëpërmjet platformës për të kërkuar të drejtën e vet është maksimal. Nuk ka asnjë shans, që të shmangen, në rast të kundërt do të ndëshkohet deri në largim nga puna dhe çuarjen e rasteve deri në prokurori nëse ka dyshime për korrupsion. Platforma është rruga e sigurtë dhe sukses i padiskutueshëm për çdo qytetar. Qytetari nuk ka nevojë të fusë dorën në xhep”, u shpreh Rama.

ramaa

Po ashtu kreu i qeverisë theksoi se të gjithë studentët për çdo problem që kanë të drejtohen në faqe dhe do të marrin përgjigje në kohë reale.

“Pata një përmbytje të telefonit javën e kaluar nga studentët, por megjithëse e kemi çuar në sekretaritë e studentëve, përsëri ka shumë pyetje, sot do të çelet një rrugë, qoftë te platforma që duam, që çdo student dhe çdo prind që ka pyetje në lidhje me vendimet e qeverisë, trajtimet financiare apo të tjera, ti drejtohet platformës, te Shqipëriaqëduam.al, aty do të shfaqet rubrika ‘Jamstudent’, kam një pyetje, aty pyetja juaj do të marrë një përgjigje”, u ishte kjo deklarata e Ramës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura