Rama, akuza të forta Metës: E ka kthyer Presidencën në frëngji ku sulmon nga të 4 anët, nuk kursen as SHBA dhe BE

Nov 15, 2019 | 11:22
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sot kreun e shtetit, Ilir Metën se e ka vënë vendin në një situatë të turpshme përballë partnerëve strategjikë e të palëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE, ndërkohe që Presidencën e ka kthyer në një frengji, prej nga sulmon nga të katër anët.

rama kuvend3

Gjatë fjalës së mbajtur sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Rama, ka theksuar se kjo është përplasja e radhës, jo mes shumicës dhe Metës, por mes Metës dhe drejtësisë.

Edhe njëherë tjetër përplasja është jo mes nesh dhe Ilir Metës, por mes Metës dhe drejtësisë. Edhe njëherë tjetër për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella, jemi përballë si Kuvendi me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin e Presidentit në një frëngji prej ku sulom nga të katër anët, duke qenë ne këtu, 100% jo 99% në të njëjtën linjë me SHBA, BE. Dhe pastaj është e lehtë të kuptohet pse si cdo herë tjetër Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatët e mëdhenj të palekundur dhe të pandyshueshëm të Shqipërisë, SHBA dhe BE, duke na vënë të gjithëve në një pozitë jokomode për të thënë më të paktën dhe të turpshme për ta thënë me të gjitha fjalët deri në fund. Sepse insinuon haptas se këto përfaqësi të nderuara të shteteve që janë që në ditën e parë të procesit të Reformës në Drejtësi promotore dhe mbështetëse të kësaj reformë akuzohen si të korruptuara

vijon

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura