Rama: Gilberto ‘xanxar’, por ai i PD ‘humbameno’. Basha s’i duhet dreqit, jo më Tiranës, s’bëri punë, fjeti me gërhima

May 30, 2015 | 11:35
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë, Edi Rama duke ftuar përmetarët të votojnë të zgjedhurin e shumicës, Gilberto Jacen, ashtu si ëshët bërë e udhës në takime të tilla nuk ka kursyer etiketimet për kandidatët rivalë dhe për kreun e PD-së, Basha.

Rama ne Permet

 

“Gilberto është është pak xanxar po është njeriu i duhur dhe jam i bindur që me mbështetjen e fuqishme për Përmetin dhe planet e përbashkëta ne do t’ja dalim që fillimin e punës për rilindjen e Përmetit ta cojmë më tutje dhe ta bëjmë për të sa nuk është bërë në 20 vite të marra së bashku”- ka thënë Rama.

Duke u ndalur në kandidatin përballë Jaces, Rama nuk ka thënë si zakonisht atë batutën e burrit të mirë, por ka theksuar që gjithsesi nuk vlen vota për të.

“Nuk ia vlen fare, nuk ka rëndësi është burrë i mirë, apo jo, rëndësi ka një gjë, që është në sytë e të gjithëve, PD nuk e ka mendjen te problemet dhe zgjidhja e problemeve të qytetarëve, PD nuk po bën fushatë për këto probleme, por fushatë ku motoja është ‘ishim më mirë kur ishim më keq’. Me i mirë nga kandidatët që kanë ata është i Tiranës, që nuk i duhet dreqit, jo më bashkisë së Tiranës, 2 vjet fjeti gjumë me gërhima, dy vjet u zgjua sa herë i thoshim ne ore bëj ndonjë punë, ai thoshte me lini të fle”- tha Rama.  

Në fund Rama ka përsëritur thirrjen për të mos e çuar votën dëm, ‘ nuk është njësoj si të votosh për Gilberton dhe si ta japësh votën për atë tjetrin, humbamenon’.   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura