“Rama, 120 milionë euro mikes së tij, që të bëjë taksinë”

Nov 30, 2015 | 13:55
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike denoncoi sërish sot ato që ajo i quan skandale në shëndetësi. Deputetja Albana Vokshi tha se një koncesion prej 120 milionë eurosh është korrupsioni më skandaloz i fundit nga qeveria.

Albana Vokshi 24 tetor

Edi Rama i dha mikes së tij, Vilma Nushi, 120 milionë euro, që popullsia nga 40 deri në 65 vjeç të bëjë një kontroll mjekësor. Eksperiencë e tillë e padëgjuar më parë në asnjë vend të Evropës apo edhe edhe në botë. Por çfarë po ndodh në realitet me koncesionin e Vilmës??

Edhe pse paratë për të dytin vit, mikja e Edi Ramës i ka marrë paradhënie; kontrollin e kanë bërë vetëm rreth 10 përqind e qytetarëve të parashikuar (popullsia nga 40–65 vjeç është rreth 1 mln banorë).

Kontrolli bëhet me infrastrukturën dhe pajisjet e qendrave shëndetësore, me stafin e qendrave shendetësore. Punën e bëjnë infermierët dhe stafi që paguhet nga shteti, nga taksat tona. Madje infermierët e qendrave shëndetësore punojnë mesatarisht 3–4 orë në ditë për llogari të Vilmës. Pra punë e bërë nga stafi i QSH pa asnjë bonus pasi Vilma as këtë nuk e paguan.

Vilma deri më sot duhet të hapte 18 laboratore, deri më sot vetëm 3 janë hapur, ndërsa 15 të tjerëve u është blerë vetëm emri se analizat e tyre sillen në Tiranë.

E vetmja gjë që bën mikja e kryeministrit, është se bën taksinë, në fakt merr kampionet me makinat që shpërndan duhanin, biznesin e saj primar.

Pra 120 milionë euro, Edi Rama, ia ka dhënë mikes së tij, që makinat e saj pasi të kenë shpërndarë cigaret nëpër Shqipëri, në kthim, ato të marrin kampionet e lëna disa orë në pritje, çka dëmton edhe garancinë e cilësinë e analizës që në shumë raste edhe ngatërrohen,” tha Vokshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura