Rama 10 vjet në krye të PS-së ka përjashtuar 11 deputetë. Ja emrat

Mar 2, 2015 | 21:41
SHPËRNDAJE

Pa bërë akoma 10 vjet qëkur mori drejtimin e Partisë Socialiste, Edi Rama ka përjashtuar me firmën e tij 11 deputetë socialistë.

Edi Rama me dy te perjashtuarit Kastriot Islami dhe Arben Malaj

Në vjeshtën e vitit 2005, pasi PS-ja kishte dalë në opozitë, Rama mori drejtimin e partisë duke zëvendësuar liderin historik Fatos Nano.

Por dy vjet më vonë, në një natë të nxehtë korriku ai drejtoi grupin parlamentar në vendimin për të përjashtuar jo pak por 6 deputetë socialistë.

Taulant Dedja, Durim Hushi, Durim Lamaj, Hamit Kosta, Paulin Sterkaj dhe Bukurosh Stafa nuk do të ishin më deputetë socialistë.

Arsyeja ishte se ata, në kundështim të plotë me vendimin politik të PS-së në atë kohë, votuan pro zgjedhjes së Bamir Topit President.

Rreth katër vjet më vonë vetëm njëri prej tyre, Paulin Sterkaj, kthehet  sërish në Parlament dhe të dy, bashkë me Ramën harruan atë çka kishte ndodhur në korrik 2007 duke u bashkuar sërish në PS.

Vendimi i dytë i përjashtimit në masë të deputetëve është ai përpara zgjedhjeve të vitit 2013.

Grupi socialist propozoi fillimisht shkarkimin e Kastriot Islamit dhe më pas të Gjovalin Kadelit dhe Asllan Dogjanit pasi ata u pozicionuan kundër opozitës së asaj kohe për të votuar ligjet me shumicë të cilëuar.

Vetëm një ditë përpara se të niste fushata zgjedhore e 2013, PS-ja mori vendim për të përjashtuar edhe një nga ekspertët e saj më të mirë në fushën e ekonomisë. Arben Malaj u përjashtua nga grupi dhe kryesia e PS-së pas qëndrimeve diametralisht të kundërta me Ramën.

Përjashtimi i fundit është ai i ditës së sotme kur Tom Doshi, i cili e nisi karrierën politike me PS-në, doli i pavarur, shkoi me PDK-në dhe u rikthye sërish në selinë rozë, tashmë nuk është më deputet i kësaj partie.  

 

Deputetët e përjashtuar

Taulant Dedja

Durim Hushi

Durim Lamaj

Hamit Kosta

Paulin Sterkaj (I rikthyer)

Bukurosh Stafa

Kastriot Islami

Gjovalin Kadeli

Asllan Dogjani

Arben Malaj

Tom Doshi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura