Raketa goditi gabimisht avionin ukrainas, Presidenti iranian paralajmëron për arrestime: Duhet t’i sigurojmë njerëzit se nuk do të ndodhë më!

Jan 14, 2020 | 10:27
SHPËRNDAJE

Irani do të ndëshkojë të gjithë personat që janë përgjegjës për rrëzimin e avionit të Ukrainës, ku humbën jetë 176 pasagjerë tha Presidenti iranian Hassan Rohani në një fjalim televiziv, duke përmendur se “aksidenti tragjik” do të hetohet në thellësi.

avioni

“Ishte një gabim i pafalshëm, vetëm një person nuk mund të jetë përgjegjës për rrëzimin e avionit. Fakti që Forcat e Armatosura të Iranit pranuan gabimin e tyre ishte një  hap i parë i mirë. Ne duhet t’i sigurojmë njerëzit se nuk do të ndodhë më”,tha ai, duke shtuar se qeveria e tij” është përgjegjëse para Iranit dhe kombeve të tjera që vdiqën në rrëzimin e avionit “.

Arrestimet

Autoritetet iraniane kanë arrestuar disa persona të dyshuar se ishin të përfshirë në përplasjen e aeroplanit ukrainas, për të cilin Teherani pranoi se e kishte qëlluar me raketë “gabimisht”, tha një zëdhënës i gjyqësorit në një deklaratë.

Të Shtunën, ushtria iraniane pranoi se aksidentalisht goditi aeroplanin ukrainas, duke vrarë 176 pasagjë që ai mbante në bord.

Që nga mbrëmja e së njëjtës ditë, protestuesit kanë dalë në rrugë duke denoncuar qëndrimin e qeverisë se fillimisht kishte mohuar çdo përgjegjësi për rrëzimin e Boeing.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura