Raketa e lëshuar nga kompania e Elon Musk, parashikohet të përplaset me Hënën, ja çfarë mund të shkaktojë

Jan 27, 2022 | 21:07
SHPËRNDAJE

Një raketë e lëshuar nga kompania e multimiliarderit Elon Musk, SpaceX mund të përplaset me Hënën. Përforcuesi “Falcon 9” u lançua në vitin 2015, por pas përfundimit të misionit të tij, raketa nuk kishte karburant të mjaftueshëm për t’u kthyer drejt Tokës dhe mbeti në hapësirë.

pjimage (32)

Astronomi Jonathan McDowell tha për BBC News se do të jetë përplasja e para e një raketë të pakontrolluar që do të përplaset me Hënën. Ai u shpreh se efektet do të jenë të vogla.

Raketa u la në orbitë shtatë vjet më parë pasi përfundoi një mision për të dërguar një satelit të motit hapësinor në një udhëtim të largët hapsinor. Kjo ishte pjesë e programit të Elon Musk për eksplorimin e hapsirës të SpaceX, një kompani e cila synon të bëjë të mundur që njerëzit të jetojnë në planete të tjera.

Që nga viti 2015, raketa është tërhequr nga forca të ndryshme gravitacionale të Tokës, Hënës dhe Diellit, duke e bërë rrugën e saj të kthimit disi “kaotike”, shpjegon Prof McDowell nga Qendra Harvard Smithsonian për Astrofizikë me qendër në SHBA.

Përplasja e Falcon 9 u identifikua nga gazetari Eric Berger në faqen e tij të internetit kushtuar hapsirës Ars Technica dhe nga analisti i të dhënave Bill Grey në blogun e tij.

Sipas tyre përplasja e raketës do të ndodhë në datën 4 mars.

“Është në thelb një objekt metalik i zbrazët katër tonësh, me një motor rakete në anën e pasme. Dhe ta hidhni atë në një shkëmb me shpejtësi 5000 milje në orë do të shpërthejë,” thotë Prof McDowell.

Ai do të lërë një krater të vogël artificial në sipërfaqen e Hënës.

Bill Grey, i cili përdor softuer të specializuar për të gjurmuar objektet hapësinore ka thënë se Falcon 9 ka bërë një fluturim të afërt me Tokën në datën 5 janar.

Në vitin 2009 Prof McDowell dhe astronomë të tjerë kryen një eksperiment në të cilin lëshuan një raketë me përmasa të ngjashme që u përplas në Hënë. Sensorët mblodhën prova të përplasjes në mënyrë që të mund të studionin kraterin e saj.

“Nëse shkojmë në të ardhmen ku ka qytete dhe baza në Hënë, ne duam të dimë se çfarë ka atje . Është shumë më e lehtë ta organizojmë atë kur ka trafik të ngadaltë në hapësirë, në vend që të presim derisa të jetë problem.”

Nga tani e deri në 4 mars çfarë do të ndodhë me raketën SpaceX?

Epo, raketa do të vazhdojë të ndjekë ligjet e gravitetit, duke ecur në hapësirë, përpara se të përfundojë ditët e saj duke u përplasur në Hënën.

Elon Musk Says SpaceX's New Starship Rocket Has 33% Chance of Success

SpaceX rocket successfully takes off on historic flight

How to watch SpaceX's Crew Dragon abort test live online this Sunday | Space

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura