Rajmonda Bulku rifiton linjat, “godet” me sharm mes vajzave të reja

Sep 13, 2015 | 12:56
SHPËRNDAJE

11
Në rininë e saj padyshim që ishte ndër femrat artiste më të bukura. Klasin ajo e ruajti ndër dekada, por në 2005-n kur i hyri rrugës së politikës duke iu bashkuar Partisë Demokratike, vit pas viti nisi të merrte peshë, derisa gati nuk njihej më. Por tani jo vetëm që mund ta njihni sërish ish-deputeten demokrate, por edhe ta fusni në listën e femrave me “trup ëndrrash”, pavarësisht se është 57-vjeç. Ajo ka befasuar për mirë, teksa ka marrë pjesë në evenimentin e biznesit të organizuar nga Armina Mevlani.

E veshur me një palë xhinse dhe një këmishë të bardhë, Rajmonda Bulku dukej më në formë se kurrë dhe rivalizonte me sharm mes vajzave në moshë të re, prezente në atë mbrëmje. Siç duket, me largimin nga politika intensive, Rajmonda Bulku i është nënshtruar një diete të rreptë dhe ka mundur të humbasë shumë kilogramë në pak muaj. Ndërkaq, duket se Rajmonda Bulku dhe Armina Mevlani janë kushërira, kështu të paktën shkruan kjo e fundit në Facebook, teksa ka publikuar fotografinë së bashku nga evenimenti…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura