Raimonda Bulku bëhet gjyshe për herë të katërt

Apr 22, 2018 | 20:26
SHPËRNDAJE

Janë disa personazhe për të cilët e kemi të pamundur t’i përfytyrojmë në rrethana të tjera që janë të ndryshme nga ato që i kemi parë gjithnjë. Për shembull, edhe sikur aktorja Raimonda Bulku të vazhdonte të aktronte edhe për 40 vite të tjera, përsëri do të ishte e rrallë që dikush të pyeste veten: a është bërë gjyshe kjo grua e bukur?! Ndodh kështu, edhe sepse ajo vetë nuk ka pëlqyer ndonjëherë që ta ndajë jetën private me publikun e saj.

Madje, janë aq të rralla rastet kur ka folur për familjen, saqë pakkush e di edhe që është nënë e dy fëmijëve, jo më që këta dy të fundit kanë sjellë fëmijët e tyre në jetë. Mirëpo, të gjitha proceset jetësore ndjekin rrugën e tyre. Aktorja Raimonda Bulku është e martuar prej thuajse 40 vitesh dhe ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Të dy të martuar gjithashtu prej vitesh… Prisni që ta shihni këtë të reflektuar në portretin e aktores? Jo… ka shumë pak mundësi që pamja e saj e bukur të ndryshojë…23790958-275f-4878-91f7-20c43b79991f-640-360-0

Ajo do të ngelet Raimonda e bukur dhe këtë kanë filluar ta kuptojnë edhe fëmijët e fëmijëve të saj që janë në moshë fare të vogël. E sollëm Raimonda Bulkun në vëmendje, sepse pikërisht pak ditë më parë ajo është bërë gjyshe për herë të katërt… Vajza e saj ka sjellë në jetë fëmijën e dytë. Prej disa ditësh Raimonda ka shkuar në Athinë, atje ku e bija jeton prej kohësh, për të qenë pranë saj në këtë ngjarje të lumtur, por edhe për të ndarë më shumë kohë me nipin e saj tjetër, Damianin, të cilin ka mundësi ta shohë pak më rrallë se dy nipërit e tjerë, ata të djalit, të cilët mund t’i marrë sa herë të dojë në shtëpi e të kalojë gjithë kohën e botës.

Në rast se do të kishit kaluar nga Teatri Kombëtar në kohë provash, do t’iu kishte rastisur, me siguri, ta shihnit Bulkun, ndërsa sheh një koleg (apo është vetë pjesë e shfaqjes) bashkë me një fëmijë të vogël. Ai është Joeni, nipi i saj i parë, djali që e ka bërë për herë të parë gjyshe. Ai shkon me të në prova, e sheh i pari në shfaqje, është gjithmonë aty, edhe pse gjyshja nuk ka fare ndërmend që ta nxisë të ndjekë rrugën e saj, përkundrazi! Dhe meqenëse i vogli ka filluar të spikasë që tani në futboll, me shumë mundësi, sporti do të jetë një alternativë!1812fdcb-612c-41d2-958f-952d390e43d6-0

Ca kohë më parë, kur vajza e Raimonda Bulkut ishte ende duke pritur fëmijën e saj të dytë që tashmë ka ardhur në jetë, Bulku ka treguar pak për jetën e panjohur familjare dhe moderatorja e emisionit, Rudina Magjistari, është fokusuar pikërisht te të qenit gjyshe.

“Jam e martuar prej thuajse 40 vitesh. 8 vite më parë djali im ka sjellë në jetë fëmijën e tij të parë që ishte djalë, Joenin, duke më bërë për herë të parë gjyshe dhe disa vite më vonë, ai u bë me një fëmijë të dytë, përsëri djalë. Ndërkohë, vajza që jetoi për disa kohë në Indi, tashmë është kthyer në Athinë. Shkoi në Indi pas masterit, por u rikthye sepse ishte sakrificë e madhe India për të jetuar gjatë. Vajza është bërë tashmë me një fëmijë të dytë. Pra, unë jam gjyshe e tre nipërve dhe një mbese. Joeni është shumë i lidhur me ne, ka qejf të vijë në teatër, të vijë në skenë.

Nuk mërzitet asnjëherë. Gjyshi thotë që do jetë talent i rrallë në futboll, ndërsa unë nuk do të insistoj për teatrin, zgjedhja do të jetë e tija. Kaloj shumë kohë me të, edhe sepse ai ka qejf që të vijë të rrijë te ne. Djalin e vajzës e kam parë më rrallë, meqenëse ata jetojnë larg dhe gjithnjë kemi qenë më të përmalluar. Megjithatë, me teknologjinë e kohëve të sotme, edhe Damiani është përherë afër nesh”.

Gjyshe Raimonda nuk ka harruar të tregojë edhe një episod nga e përditshmja e saj. I ndodh edhe asaj, njësoj si gjysheve të tjera, të shkojë të marrë nipin në shkollë (dikur në kopsht). Në një nga rastet, kur i vogli doli nga klasa, e pyet i habitur se përse të gjithë i thonë që është nipi i Raimonda Bulkut dhe askush nuk përmend prindërit e tij! “Sepse ata më kanë parë në filma e teatër dhe më njohin, por jo sepse prindërit e tu nuk janë njësoj të rëndësishëm”, – është përgjigjur Bulku kuriozitetit të fëmijës, që sapo të rritet edhe pak do ta mësojë se gjithnjë, të gjithë, do t’i përmendin më së shumti gjyshen e bukur!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura