Radhët kilometrike në Kakavijë, Berisha nxjerr fotot: Xhaçka shpreh pikëllimin e saj në hotelin me pesë yje në Himarë

Aug 15, 2020 | 10:41
SHPËRNDAJE

Prej katër ditësh, në Kakavijë është krijuar një situatë kaotike për shkak të radhëve të gjata të automjeteve me emigrantë shqiptarë që duan të kthehen në Greqi, pas kushteve të reja që ka vendosur shteti grek nga situata e pandemisë.

-800-0-5f379a3967415

Në ditën e tretë të skandalit, kur irritimi i qytetarëve ishte i madh dhe në rrjetet sociale, duke paralajmëruar protesta, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mbërriti në pikën kufitare dhe tha se autoritete diplomatike jane ne komunikim me palen greke, në një kohë që qytetaret vijojne pritjen rraskapitese në një radhë që nuk po i duket fundi.

Ish kryeministri Sali Berisha, ka postuar dy fotografi në Facebook e tij, ku duket ministrja Xhaçka.

“Ndrikull Xhaçka nga Kakavia kthehet dhe shpreh pikellimin e saj ne Hotelin me pese yje ne Himare”, shkruan Berisha.

Ndërkaq, Berisha vë në dukje dhe atë që duket në imazhe, se personat që janë me ministren në krah, nuk e kanë respektuar distancimin social.

“Foto tregon se respekton fort edhe distancen sociale! sb”, shkruan gjithashtu Berisha.

berisha xhacka xhacka ne himare1 xhacka ne himare2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura