‘Radhën e ka Lushnja dhe Vlora. Rihapen dosjet e SHISH, urdhër-arreste për krerë të Policisë’

Oct 19, 2017 | 11:21
SHPËRNDAJE

Pas furtunes ne Policine e Elbasanit, nje tjeter goditje e forte pritet edhe ne drejtorine e Lushnjes dhe te Vlores. Gazetari investigativ i ‘News24’ Artan Hoxha ka paralajmëruar lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit.

viktimat ne lushnje

Hoxha tha se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Policinë e Lushnjës dhe Vlorës. Ai tha se ngjarjet e ditëve të fundit janë arsyeja e këtyre lëvizjeve.

 “Veprim që pritej për Elbasanin. E kam deklaruar që do shkrihej gjithë struktura e policisë së Elbasanit. Përgjegjësia nuk është në grup por ka edhe individuale. Ishte një masë që pritej edhe për shkak të hetimeve të brendshme. Struktura e Brendshme e policisë që heton aktivitetin dhe veprimtarinë e strukturave të Policisë po ndjekin të njëjtën procedurë edhe në Lushnjë edhe në Vlorë, në ditët në vijim do kemi një reagim edhe për këtë situatë, pas ngjarjeve të rënda si ajo që ndodhi në Lushnjë dhe ajo në Vlorë përfshirë edhe operacionin e mbrëmshëm”, tha Hoxha.

Ai dha edhe nje tjeter informacion te rendessishem, duke thene se “jane rihapur dosjet e SHISH për implikimin e policëve dhe mund të ketë urdhër-arreste nga Prokuroria”.

“Janë rihapur të gjitha dosjet dhe materialet e dërguara nga SHISH për implikimin e drejtuesve të lartë të policisë dhe pritet edhe reagim i prokurorisë. Nuk përjashtohet lëshimi i urdhër-arresteve për drejtues të Policisë së Shtetit”, deklaroi Hoxha.

Kujtojme se më 11 tetor 2 të rinj mbetën të vrarë dhe 2 të plagosur pak metra larg Komisariatit të Policisë. Po kështu më 1 tetor në Vlorë dy persona kanë mbetur të plagosur në një atentat me armë zjarri që ndodhi në rrugën Tranballkanike. Ndërkohë që policia italiane zbuloi një grup të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali me bazë në Vlorë duke publikuar edhe dosjen e përgjimeve për Habilajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura