Radhë kilometrike në aksin rrugor Orikum-Vlorë, automjetet qëndrojnë pezull për orë të tëra (FOTO)

Jun 20, 2021 | 18:37
SHPËRNDAJE

Një radhë e gjatë kilometrike automjetesh është shënuar të dielën në aksin rrugor Orikum-Vlorë, duke detyruar pushuesit të qëndrojnë për orë të tëra në trafik.

orikum vlore

Ky aks rrugor i është nënshtruar disa punimeve, teksa sezoni turistik ka nisur bashkë me dyndjen e turistëve drejt jugut.

Mësohet se radha e makinave ka shkuar deri në 15 km, ndërsa bëhet me dije se në disa pjesë të aksit ka vetëm një korsi, pasi në tjetrën po punohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura