Radas: Ka pasur interesim nga Teuta, ju tregoj bisedën me Takajn

Jun 19, 2018 | 13:55
SHPËRNDAJE

Marko Radas konfirmon qëndrimin te Skënderbeu, pavarësisht ofertave nga klube të tjera të Superiores. Mbrojtësi kroat, në një bisedë për “Panorama Sport”, foli për bisedën që kishte bërë me presidentin Ardjan Takaj. “Pas asaj goditjeje që morëm, tani ka më shumë rëndësi vazhdimësia dhe për këtë kam folur me presidentin Takaj.

radas

Sigurisht që vlente një bisedë e tillë, pasi shihet edhe vullneti i palëve për të ardhmen. Kemi folur për një mundësi rinovimi dhe menjëherë nuk kam pasur pikë dyshimi. Jam si në shtëpi në Korçë dhe kam dhënë një përgjigje pozitive. Do të kemi një tjetër bisedë me presidentin për sa u përket kushteve të kontratës”, deklaroi Radas, i cili konfirmoi edhe interesimin e Teutës. “Të them të drejtën, ka pasur një interesim nga Teuta, por vetëm kaq, asgjë më shumë. Gjithsesi e përsëris, zgjedhja e parë e imja mbetet Korça dhe Skënderbeu”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura