“Radari amerikan është ndalur në vendin tonë” – Preç Zogaj: Tre arsyet pse u vlerësua Ardian Dvorani nga DASH

Feb 28, 2021 | 22:53
SHPËRNDAJE

 

preci-vangjeli-dvoraniEmisioni “Java në RTSH” që drejtohet nga analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli kanë zgjedhur si personazh të javës që po lemë pas gjyqtarin Ardian Dvorani, të cilit iu dha çmimi Kampion i Antikorrupsionit nga  Departamenti i Shtetit Amerikan.

Analisti Preç Zogaj ka zbërthyer dhe domethënien që ka ky vlerësim për vendin tonë dhe Reformën në Drejtësi.

“Përtej meritave dhe  sadisfaksionit vetjak që merr fituesi, ky çmim është një ngjarje  shumë domethënëse në një rrafsh të gjere”, thekson drejtuesi i emisionit Preç Zogaj.

“Së pari, kjo do  të thotë se  administrata e re e Presidentit Biden i ka përcaktuar si përparësi  standardet e antikorrupsionit dhe transparencës në gjithë botën.

Së dyti, në  implementimin e parë të këtij çmimi, shohim  me gëzim se radari amerikan është ndalur në vendin tonë ku është në  proces zbatimi reforma në drejtësi me bashkautorësi amerikane  e evropiane në konceptim dhe zbatim.

Së treti, duke mbajtur parasysh faktin  e njohur se  në  vendet ku sundon kultura e pandëshkueshmërisë magjistratët dhe individët mund të mbeten vetëm e të thyhen në përpjekjet  e tyre, SHBA, ofrohet me një çmim që njeh dhe promovon në një nivel të lartë këto përpjekje dhe vetë autorët e tyre.

Nga kjo pikëpamje, laurimi i Adrian  Dvoranit  është një nxitje dhe një inkurajim i jashtëzakonshëm  për gjithë trupën e prokurorëve, gjyqtarëve,  hetueseve  të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe  individëve të çdo fushë që kanë detyra e sfida  për të përmbushur  në shërbim të demokracisë dhe  shtetit ligjor .

Është dikush që i sheh, dikush që i vlerëson, dikush që i mbron , dikush që ua  di.  Dhe ky “dikush”  është as me pak e as me shumë fuqia me madhe demokratike e botës”, pohon Zogaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura