Ra në vendin ku zjente rakia/ Me djegie në 30% të trupit, mjekët flasin për gjendjen e fëmijës 17 muajsh

Oct 12, 2019 | 11:53
SHPËRNDAJE

QSUT-Qendra-Spitalore-Universitare-Nene-Tereza

Edhe pse ka pësuar djegie në 30% të trupit, mjekët e QSUT-së thonë se gjendja e fëmijës që pësoi dje një incident të rëndë në Skrapar paraqitet e stabilizuar.

Sipas mjekëve, fëmija ka shkuar pasditen e djeshme rreth orës17:15 në QSUT, në repartin e djegie-plastikës dhe aktualisht gjendja paraqitet e stabilizuar.

“Në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në pjese të ndryshme të trupit pacienti me inicialet K. B., i moshës 17 muajsh. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit, paraqitet e stabilizuar. Fëmija ka pësuar djegie në 30% të trupit”, bëhet e ditur nga QSUT.

Stafi mjekësor është duke e mbajtur në monitorim të vazhdueshëm dhe po i jep përkujdesjen mjekësore të nevojshme.

Fëmija, teksa ishte duke luajtur ka rënë në vendin ku familjaret po zjenin rakinë nje dite me pare dhe për pasojë ka marrë djegie të renda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura