Ra në greminë në malin e Çikës, ja momentet kur shpëtohet 55-vjeçari (video)

Jun 28, 2022 | 13:57
SHPËRNDAJE

Korespondenti i Panorama ka siguruar pamje nga momentet kur shpëtohet personi që ra në greminë në malin e Çikës në Vlorë.

Sias policisë, bëhet fjalë për shtetasin A. A., rreth 55 vjeç, që është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital.

turisti shpetohet

mali i cikes666666666

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura