Qyteti i Zaporizhzhia nuk gjen qetësi, rusët sulmojnë sërish centralin bërthamor

Aug 11, 2022 | 18:37
SHPËRNDAJE

Të enjten është raportuar sërish për garantime në centralin bërthamor në qytetin ukrainas, Zaporizhja.

ukraina

Ky njëherësh është centrali më i madh në Evropë. Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për 10 granatime të kryera në këtë central.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se luftimet mund të “rezultojnë me katastrofë” në këtë central, të cilin e kontrollon Rusia nga muaji mars.

Ukraina ka paralajmëruar se Rusia mund të provokojë aksidentin më të rëndë bërthamor në botë.

Të mërkurën, ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), kanë thënë se Rusia duhet t’ia dorëzojë menjëherë Kievit kontrollin e centralit.

Ky central është granatuar edhe javën e kaluar.

Ukraina ka thënë se Rusia e ka shndërruar këtë zonë në bazë ushtarake për të nisur sulmet prej atje, duke e ditur faktin se forcat ukrainase nuk mund të hakmerren.

Moska, në anën tjetër, hedh poshtë këto pretendime. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./ Marrë nga REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura