Qyteti i parë në botë me rrugë elektrike. Çfarë do të thotë kjo për mjedisin

Sep 23, 2020 | 13:54
SHPËRNDAJE

Qyteti i Tel Avivit po punon për krijimin e rrugëve elektrike pa tela për të ngarkuar dhe furnizuar transportin publik në qytet.

tel-aviv-765x383-640x320

Rrugët elektrike janë pjesë e një programi pilot të udhëhequr nga Komuna Tel Aviv-Yafo në bashkëpunim me ElectReon, një kompani që zhvillon një sistem që mund të karikojë automjete elektrike ndërsa janë duke lëvizur.

Projekti po financohet nga një kombinim i fondeve qeveritare dhe private, sipas një zëdhënësi të ElectReon, megjithëse një buxhet i plotë nuk bëhet i ditur.

Rrugët do të shtrihen nga stacioni hekurudhor i Universitetit Tel Aviv deri në Terminalin Klatzkin në Ramat Aviv, një rrugë prej rreth 1,2 milje.

Infrastruktura elektrike nën rrugë do të ngarkojë autobusë të pajisur posaçërisht.

Sistemi përbëhet nga një sërë mbështjellës bakri që vendosen nën asfaltin e rrugës, sipas ElectReon.

200922113422-02-tel-aviv-electric-roads-exlarge-169

Energjia transferohet nga rrjeti elektrik në infrastrukturën rrugore dhe menaxhon komunikimin me automjetet që afrohen,” sipas faqes së internetit të kompanisë.

Sa i përket automjeteve, marrësit janë instaluar në dyshemenë e automjetit për të transmetuar energji direkt në bateri gjatë ecjes.

“Testimet dhe provat do të kërkohen në javët e ardhshme përpara se të fillojnë operacionet e rregullta”.

Nëse piloti është i suksesshëm, komuna e Tel Avivit do të shikojë në zgjerimin dhe përdorimin e rrugëve elektrike në më shumë seksione në qytet. “Plani ynë strategjik i veprimit për t’u përgatitur për ndryshimin e klimës e ka vendosur luftën kundër ndotjes në krye të axhendës mjedisore të bashkisë,” tha Ron Huldai, kryetari i bashkisë së qytetit, në një njoftim për shtyp. “Nëse pilotimi  është i suksesshëm, ne do të vlerësojmë – së bashku me Ministrinë e Transportit – zgjerimin e tij në vende shtesë në qytet.”

Mbështetja në karikimin e drejtpërdrejtë të automjeteve nga rruga në vetvete do të heqë nevojën për të vendosur stacione karikimi ose të lidhen me terminale,” tha Meital Lehavi, nënkryetari i bashkisë për transport në Komunën e Tel Aviv-Yafo.

Koha e testimit dhe integrimit të teknologjisë pritet të zgjasë rreth dy muaj, pas së cilës Dan Bus Company do të fillojë udhëtime të rregullta në rrugë, duke transportuar pasagjerë që po udhëtojnë nga dhe për nga Universiteti i Tel Avivit, sipas një njoftimi për shtyp nga komuna e Tel Aviv.

Ky lajm vjen ndërkohë që ka nisur një garë mes kompanive të makinave për të nxjerrë automjete elektrike në treg.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura