Qytetet e mençura, sfidat dhe potenciali i Tiranës

Jul 23, 2018 | 18:08
SHPËRNDAJE

E ardhmja e biznesit mbart shumë elementë: Industria e gjeneratës 4.0, dixhitalizimi, Pajisjet e Ndërlidhura dhe Qytetet Inteligjente. Por të gjitha kanë një bazë të përbashkët: infrastrukturë rrjeti që i reziston të ardhmes, sigurinë për të mbajtur jashtë sulmet kibernetike dhe kapacitetin për të procesuar të dhëna masive në kohë shumë të shpejtë dhe efektive. Këtë panoramë e plotëson sot më së miri Deutsche Telekom, udhëheqësi në Gjermani për risitë teknologjike. Biznesi i telekomunikacionit është duke u transformuar në dimensione shumë të avancuara por, në fund, i gjithë ky zhvillim përkthehet në mjete që lehtësojnë jetën e përditshme të qytetarëve dhe qeverisjes së qyteteve.

Z. Daniel Michel, Zëvëndës Presidenti për Zvhillimin e Biznesit Ndërkombëtar – Qytetet e Inteligjente në T-Systems flet ekskluzivisht për Panoramën, duke na treguar projektet më interesante për zhvillimin e qyteteve dhe duke ndarë me ne përfitimet  e të jetuarit në një qytetinteligjent, me pajisje të ndërlidhura. Të gjitha këto përfitime nuk mund të vijnë pa teknologjitë e avancuara që sot ende na duken të largëta, por në fakt Deutsche Telekom i ka zbatuar tashmë dhe shembujt e parë janë dhënë edhe në Shqipëri, përmes Telekom Albania.

Daniel Michel1. Aktualisht, në çfarë faze të zhvillimit është teknologjia e aplikacioneve për Smart City në Europë,?

Projektet e Qyteteve të Mençura në shumicën e rasteve fillojnë me mbledhjen e të dhënave. Ne  përdorim sensorët për të zgjidhur çështjet më të domosdoshme dhe kritike në qytete  si parkimi, shëndeti publik, ndriçimi i rrugëve apo manaxhimi i mbetjeve. Ajo që ndodh me pas eshte shqtyrtimi i të dhënave ekzistuese të cilat merren nga sensorët e vendosur në qytete për te  gjetur mënyrat më të mira për t’i përpunuar dhe për t’i ndarë këto të dhëna. Kështu të dhënat e mbledhura nuk janë thjesht rekorde në letër por informacione të vlefshme të cilat mund të vihen në përdorim për hartimin e strategjive dhe të planifikimit urban . Sa më shumë të dhëna të kemi aq më shumë mënyra të reja gjejmë për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytete.

2. Cili është drejtimi që ka marrë Deutsche Telekom përsa i përket teknologjive të reja?

Ne, në Deutsche Telekom nuk mjaftohemi duke ofruar vetëm rrjetin më të mire dhe lidhjen më të shpejtë të internetit për klientët tanë. Duam që bizneset të jenë të lidhur me produktet e tyre dhe me klientët përmes pajisjeve dhe objekteve te ndërlidhura në rrjet (Internet of Things), prandaj investojmë shumë në fusha me potencial për rritje me qëllim që të kemi mundësinë të ofrojmë zgjidhje më efiçente dhe me kosto më të ulët.

Ne përpiqemi të investojmë në teknologji të reja për rrjete efiçente dhe për të optimizuar qendrat tona të të dhënave. Përdorim platforma të standartizuara dhe bashkepunime me kompani globale,  dhe gjithnjë garantojmë gjithmonë sigurinë më të lartë të të dhënave.

3. Përse qytetet e sotme duhet të bëhen të mençura? Cilat janë avantazhet?

Gjatë viteve të fundit, njerëzit po lëvizin me shpejtësi të madhe nga qytetet e vogla, drejt zonave urbane, duke i bërë qytetet edhe më të populluara dhe pë pasojë jo të thjeshtë për t’u manaxhuar. Mbipopullimi dhe burimet e limituara janë shkaktarë që e bëjnë shumë sfidues manaxhimin e qyteteve. Zbatimi i  shërbimeve dhe produkteve të mençura (Smart Solutions), si: parkimi i mençur, ndriçimi i mençur, biletat elektronikepër transportin publik si edhe shumë -shërbime të tjera, e lehtësojnë operimin/menaxhimin e qytetit. Në keto raste përfitojnë njëkohësisht si institucionet e administrimit të qytetit ashtu edhe qytetarët.

Disa avantazhe për qytetin janë: kursim energjie dhe burimesh për sektorin e ndriçimit, pasi ndriçimi rrugor mban peshën më të madhe të kostove  për një qytet; përmirësimi i sigurisë publike, më pak bllokime trafiku, zgjidhje pë manaxhimin e krizave ose në raste të eventeve masive publike, etj. Duke kursyer para dhe burime, qytetet kanë mundësi të ofrojnë  dhe  zhvillojnë më tepër shërbime publike për qytetarët.

Nga ana tjetër, qytetarët përfitojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga këto shërbime , si për shembull në rastin e shërbimit të Smart Parking ata kursyejnë kohë për të gjetur vend parkimi, dhe të gjithë e dimë sa stres shkakton gjetja e një vendi parkimi në qytetTransporti i mençur publik ndihmon qytetarët që të shkojnë nga pika A në B për një kohë më të shkurtër. Biçikletat e përbashkëta apo WI-FI publik janë shërbime të tjera që i vijnë në ndihmë qytetarëve dhe e bëjnë qytetin më të jetueshëm, për të gjitha moshat.

4. A mund të përmendni disa -shërbime/ produkte të sukseshme që Deutsche Telekom ka zbatuar? 

Kemi zbatuar shumë projekte për të bëre inteligjente  shumë qytete të Europës. Budapest, Hamburg, Gijon janë disa prej qyteteve të mëdha ku kemi ofruar zgjidhje për ndriçimin, parkimin,  biletat elektronike (e-tickets)dhe biçikletat e përbashkëta. Megjithatë, do doja të përmendja disa projekte të suksesshme në rajon si: monitorimi i ndotjes së ajrit në qytetin historik të Dubrovnikut – duke monitoruar temperaturën, lagështinë, presionin atmosferik përmes një pajisjeje të vetme. E përmenda këta sepse ndotja është një tjetër sfidë madhore për qytetet dhe kushdo duhet të jetë i vetëdijshëm dhe i përgjegjshëm në këtë aspekt.

Në qytetin e Halkidës, në Greqi kemi zbatuar një tjetër projekt të suksesshëm ku kemi kombinuar parkimin inteligjent, ndriçimin e mençur dhe monitorimin e cilësisë së ajrit, të gjitha përmes një platforme. Parkimi i mençur (smart parking) ndihmon shoferët të gjejnë vend të lirë për të parkuar duke përdorur një aplikacion në smartphone si edhe instruksionet në hartë për  arritur deri tek vendi i lirë i parkimit

Një tjetër zgjidhje interesante është parkimi në qytetin e Patras në Greqi, por në këtë rast zgjidhja është mundësuar përmes përdorimit të Narrow Band IoT (zgjidhje teknologjike të cilat zbatohen duke transmetuar në bandë të ulët), një teknologji e re komunikimi, e cila është tashmë e standartizuar nga Deutsche Telekom.

Dhe për ta mbyllur, do doja të përmendja parkimin me SMS dhe karikuesit elektrik në parkimin nëntokësor në qendër të Tiranës, zgjidhje të zbatuara përmes Telekom Albania. Çdo qytetar në Bashkinë e Tiranës i/e cili/a ka një makinë elektrike mund të marrë shërbimin e karikuesit elektrik falas.

5. Si e shihni të ardhmen e zhvillimeve teknologjike në industrinë e telekomunikacionit?

E ardhmja duket shumë pozitive dhe industria jonë po evoluon vazhdimisht për të gjetur zgjidhje të reja duke vënë në përdorim teknologji të ndryshme. Më lart përmenda Norrow Band – IoT, e cila është një teknologji e re e komunikimit celular, me shumë avantazhe si: kosto më të ulta, konsum më i ulët energjie nga pajisjet dhe penetrim i thellë në ambjente të brendshme. Ne besojmë se kjo teknologji do mundësojë shumë shërbime të mençura për qytetet, me kosto më të ulta. 5G dhe Blockchain janë teknologji të tjera që mund të ndihmojnë zhvillimin e  shërbimeve apo produkteve edhe më të mira. 5G jep mundësinë e aksesimit shumë të shpejtë të rrjetit dhe të reagimit, duke lejuar që informacioni të procesohet sa më pranë pikës së aksesimit. Blockchain është një fushë tjetër ku Deutsche Telekm po zhvillon nje koncept inovativ që synon të ndërlidh dhe regjistrojë çdo hap në  zinxhirin e prodhimit ët një produkti nga fabrika prodhuese deri tek dorëzimi tek konsumatori përfundimtar.

6. Çfarë zgjidhjesh inteligjente do sugjeronit si të përshtatshme për realitetin e Tiranës?

Parkimi inteligjent (smart parking) është një -shërbim që herët ose vonë të gjitha qytetet e kanë të nevojshme. Monitorimi i cilësisë së ajrit dhe sinjalistika dixhitale janë gjithashtu shërbime që mund të përmirësojnë jetën në Shqipëri. Sinjalistika dixhitale mund të ofrojë informacione të vlefshme për qytetarët dhe t’i vijë në ndihmë qeverisë vendore për të komunikuar me publikun.

Gjithashtu, e di që shumë vende janë rinovuar në Tiranë dhe kanë fituar shumë popullaritet në qytet, si për shembull, Pazari i Ri. Shoh mundësinë për një zgjidhje interesante të ndriçimit inteligjent atje me disa elemtentë shtesë që përfshijnë gradimin dhe dritat me ngjyra. Këto elementë mund të krijojnë një atmosferë edhe më të këndshme në  një zonë me aq shumë vizitorë. Wi-Fi publik dhe stolat inteligjent të kombinuar së bashku mund të jenë një aksesor interesant për t’i shtuar vlerë zonës.

Jam i ndërgjegjshëm se Tirana nuk ka buxhete të mëdha siç mund të kenë qytete të tjera europiane, por mund të fillohet nga pak  me projekteve të vogla  për qytetet inteligjente dhe kjo do t’u lejojë qytetarëve dhe qeverisë vendore të shohin dhe kuptojnë të mirat dhe përfitimet e të pasurit shërbime inteligjente në qytet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura