Qytetari nga Vlora: Kam lënë qimet e kokës nëpër gjykata/ Ndihma juridike falas, 731 persona përfitues, nga 8 qendra në të gjithë vendin

Jul 7, 2021 | 9:36
SHPËRNDAJE

546f6f3b-f940-403f-977a-13f6c6ffdf2aARISTIR LUMEZI/ Që prej dhjetorit të vitit 2018 e deri më sot, UNDP ka mbështetur hapjen dhe funksionimin e pandërprerë të 8 qendrave të Ndihmës Juridike Falas, të cilat aktualisht, që prej dhjetorit të vitit 2020, administrohen nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në Ministrinë e Drejtësisë.

Ndihma Juridike Falas për qytetarët është produkt i drejtpërdrejtë i Reformës në Drejtësi. Qytetarët shqiptarë tashmë përfitojnë shërbime falas të ndihmës juridike në qytete si Shkodër, Peshkopi, Lezhë, Durrës, Vlorë, Fier, Pogradec dhe Gjirokastër. Gjatë periudhës janar–maj 2021 në total 731 persona në nevojë kanë përfituar shërbim juridik falas në këto 8 qendra, nga të cilët 382 janë femra dhe 349 meshkuj.

Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore në Vlorë është qendra më e re, ndër 8 qendrat e hapura në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë/ Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas dhe me financim të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim si pjesë e projektit “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike për gratë dhe burrat në Shqipëri”.

Koreograf, ish-valltar profesionist, Bajram Hyso, 78-vjeçar, arriti të gjente zgjidhje për problematikat që ka pasur që nga 2009-ta për çështje pronash vetëm kur iu drejtua zyrës së ndihmës ligjore falas pranë Bashkisë Vlorë.

Ai tregoi për gazetën “Panorama” kalvarin e sorollatjeve dhe shpenzimeve, duke kaluar nga një institucion në tjetrin, por pa gjetur zgjidhje.

055b3c13-f192-4716-8086-8edfeb21dddc

“Unë kam lënë qimet e kokës nëpër gjykata dhe nuk kam gjetur të drejtën, unë një pension të dobët kam. Kjo zyrë më ka ndihmuar te zyra e përmbarimit. Unë këta i falënderoj përzemërsisht, po vazhduan në këtë rrugë këta, janë mirësi për popullin”, tha për gazetën “Panorama” Bajram Hyso pranë Qendrës së Shërbimit Juridik Falas në Bashkinë e Vlorës.

Juristja e kësaj zyre, Alessia Naçi, tregon se rastet më të shumta që janë asistuar nga zyra në Vlorë kanë të bëjnë me ndihmën ekonomike dhe pensionet.

“Deri më tani kemi administruar 67 raste dhe ka pasur probleme me njohjen e pensionit, duke qene se kanë qenë pjesë e kooperativave bujqësore përfituesit e ndihmës ekonomike që nuk kanë informacionin e nevojshëm. Dhe një problematike madhore në qytetin e Vlorës është problemi me tokat”, thotë juristja Alessia Naçi.

Kategoritë kryesore që kanë përfituar shërbim të ndihmës juridike falas janë personat me të ardhura të pamjaftueshme ose pa të ardhura, me 367 përfitues, të ndjekur nga të moshuarit/pensionistët me 155 përfitues, personat me aftësi të kufizuara me 84 përfitues, anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian me 69 dhe viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore me 42 përfitues.

Kjo qendër është hapur në muajin mars 2021 në ambientet e Bashkisë Vlorë.

Përgjatë tre muajve nga hapja e saj, qendra ka ndihmuar me shërbim juridik parësor 43 qytetarë, të cilët nuk kanë mundësi financiare për të pajtuar një jurist/avokat për të adresuar problemin e tyre apo i përkasin një kategorie specifike në nevojë.

Simone Ungersböck, shefe e Zyrës së Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, shprehet e kënaqur me ecurinë e shërbimeve që këto zyra po u ofrojnë qytetarëve shqiptarë.

“Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim po mbështet Reformën në Drejtësi në nivele të ndryshme. Duke forcuar sistemin e ndihmës juridike falas të Shqipërisë, gjithashtu anëtarët e pambrojtur të shoqërisë mund të përfitojnë drejtpërdrejt nga reforma. Ne jemi të kënaqur të shohim kaq shumë rezultate të mira nga bashkëpunimi ynë me Ministrinë e Drejtësisë dhe UNDP dhe mbetemi të përkushtuar për të vazhduar mbështetjen tonë për të siguruar një funksionim të sistemit të drejtësisë”, u shpreh për gazetën “Panorama” Simone Ungersböck.

Në zyrën e Fierit kanë qenë 210 qytetarë që kanë marrë ndihmë juridike falas, pjesa më e madhe e të cilave kanë qenë për dhunë në familje.

“Kemi pasur shumë raste si zgjidhje të martesave, gati në 50% të rasteve, kjo ka ndodhur si nga pandemia, arsye ekonomike, 50% të rasteve të paraqitur te ne janë nga komuniteti rom apo egjiptian”, shprehet Adelina Agolli, juriste pranë Qendrës së Shërbimit Juridik Falas në Fier.

9b51663c-36c5-46cc-a8e6-ea7223042a41

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura