Qytetari nga Shkodra denoncon policinë: Më morën djalin. E rrahën se menduan se ishte vrasësi i turistëve

Jul 5, 2015 | 14:52
SHPËRNDAJE

Një qytetar nga Shkodra ka telefonuar në televizionin “News 24” duke denoncuar arrestimin e djalit të tij 22-vjeçar.

Policia e Shkodrës

Gjovalin Gjuraj tha se Policia hyri në shtëpinë e tij dhe arrestoi të birin duke menduar se ishte Sokol Mjacaj. Gjuraj thotë se djali i tij është rrahur nga policia dhe është dërguar në Komisariatin e Shkodrës.

Babai i Maringlen Gjurajt bëri apel për lirimin e djalit të tij. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura