Qytetari në Krujë i drejton dorën kryeministrit. Ja reagimi i Ramës: Maskën brenda, distancën jashtë dhe…

Sep 15, 2020 | 15:48
SHPËRNDAJE

Jemi në kohë pandemie dhe kryeministri Edi Rama nuk preferon t’i japë dorën askujt. Këtë gjë bëri edhe në Krujë gjatë inspektimit të restaurimeve pas dëmtimeve të tërmetit në kalanë e Krujës.  

Ai u përball me një qytetar, i cili i drejtoi dorën, por Rama këshilloi që mos të japë dorë, por të ruajë distancën dhe të mbajë maskë.

Qytetari: Mirëserdhe
Rama: Përshëndetje, jo dorën jo dorën
Qytetari: Grushtin
Rama: Maskat brenda dhe distancën jashtë dhe zotin me vete

Ndërkohë Rama foli për një legjislacion të veçante fiskal për të gjitha ata që i kthejnë shtëpitë në bujtina mikpritëse.

“Besoj se do gjejmë një zgjidhje që të gjitha këto shtëpitë që janë kthyer ose kthehen në bujtina strukturë mikpritëse të kenë një legjislacion të veçante fiskal që ti japim një dorë këtyre. Ne e hoqëm tatim fitimin për biznesin e vogël. Jemi vendi që nuk ka tatim fitimi për biznesin e vogël dhe po ashtu të njëjtën gjë kemi bërë edhe për TVSH që është një gjë e jashtëzakonshme nga pikëpamje e sforcos tonë. Kështu që besoj që ka hapësire për të ndihmuar këto të zonave turistike”, tha kryeministri Rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura