Qytetari i ‘sulet’ Ramës: Ke zhgënjyer shumë, të pamë me Metën President, Lulin e Saliun…

Sep 13, 2017 | 8:45
SHPËRNDAJE

Me pamjet e transformimit të një tjetër shkollë, kete radhe ne Tepelene, kryeministri Rama u ka uruar ndjekesve te tij ne Facebook urimet per nje dite te mbare.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të transformimit të shkollës ‘Abaz Shehu’ në Tepelenë, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama ne faqen e tij ne FB.

Por, komentuesit nuk jane te kenaqur, pasi sipas tyre, ka shkolla te tere te rrenuara, neper fshatra femijet ecin me kilometra per te shkuar ne shkolle, ka probleme me librat dhe varferine.

“Mandati yt mbaroi Z.Rama ,kalvari vazhdon me Basharin e Salin , Meten ,e gjithe banden politike qe kane grabitur kete popull, si perfundim nuk behemi !,s’ka ndeshkim te krimit e korrupsionit, e mos me thuaj qe nuk jam Prokuror apo Gjykates!,sepse komisionet hetimore parlamentare komandohen nga ju, perpiloi dosjet dhe çoi ne prokurori,por nuk doni sepse jeni njesoj!,ku jane premtimet dhe fjalet magjike, s’keni pare asgje akoma!”- i shkruan nje komentues.

komente

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura