Qytetari i parashikon fundin politik, Rama: Ti kujdes, vër rripin e sigurisë dhe…

Nov 24, 2017 | 13:25
SHPËRNDAJE

Reagime pa fund pas postimit të kryeministrit Edi Rama me falënderimin për të gjithë ata që u bënë pjesë e ditës së parë të aksionit të madh të pastrimit.

rama-twitter4

Qytetarët i janë lëshuar me komente pa fund, mes tyre, romuze dhe akuza, disa i kujtojnë fushat me hashash, të tjerë pemët që pret Balla, e mes tyre, shumë i kujtojnë palmat e thara dhe paratë e çuara dëm. Një komentues teksa ironizon për palmat e pemët, i shkruan Ramës se në 2020 do të jetë edhe fundi i tij.

Ja replikat  

Qytetari: Mir pemet , imagjoni sa fukarenj do ket ? ne 2020-ta do jet dhe fundi per ty 

Rama: Ti kujdes ver rripin e sigurise ne makine dhe shko ne shkolle, se sa per fukarenjte ka kush shqetesohet, nuk eshte problemi yt fatmiresisht

Qytetari: Palmat aman mos i harroni! Çuat dem gjithe ato para.

Rama: Palmat u thane ne pjesen me te madhe nga temperatura me e ulet historike e Tiranes dhe ato qe shpetuan do spostohen e te gjitha bashke do zevendesohen, po ti mos u shqeteso shume per parate sepse e para nuk jane fare aq shume sa te ka thene Luli dhe e dyta keto jane gjera qe ndodhin kudo, ama nje gje eshte e sigurte: Per aq sa qendruan ne vend te atyre tabelave te ndryshkura e te shtrembera te pyllit te reklamave qe ishin aty me pare, i bene mire imazhit te kryeqytetit te Shqiperise ne syte e vizitore te panumert te vendit!

Qytetari: Ti mbill mbrapa taulanti prit i bete malet si kur ka rene bomba ne hiroshima

Rama: Po ti nga i sheh malet apo nga kazani i Saliut qe te paska treguar se kush i pret?

Qytetari:  Edht e let te mbiellesh pem po ato duhen edhe mirmbajtur se shumica e palmave jan thar edhe e dyta mos harxhoni shum lek per pemet po jepini atyre qe kan nevoj se po vjen dimri kjo esht gje e mir jo pemet

Rama: Palmat u thau temperatura me e ulet historike e Tiranes vjet, prandaj ato qe kane mbijetuar do spostohen gjetke dhe te gjitha bashke do zevendesohen me pisha

Qyetetari: Do beje pune te mire te ndaloje prerjen e atyre pemeve qe jan sepse cdo dite po shohim kamjon te stermbushur me peme te prera

Rama: Ku i shikon cdo dite se jam kurioz ta di?

Qytetari: perse nuk flet njehere per bujkun sa fitonte dhe sa fiton, sa taksa paguante dhe sa paguan, po fol o burr i dheut mos ki frik

Rama: Bujku s’paguan taksa or mik dhe ka bujq qe fitojne shume ngaqe jane bashkuar, ka bujq qe fitojne shume pak ngaqe rrine te ndare, por ama vetem nga dyfishimi i siperfaqes se ujitur qe kemi garantuar kater vjetet e para te gjithe ata qe jetojne me punen me token fitojne sot me shume se dje! Shendet e te mira

Qytetari: Zoti Kryeminister , si fillim eshte dicka shume e mire mbjellja e pemve por ju duhet te garantoni qe kto pemet te mos priten. Ne keto 20 mije peme perfshihen edhe bimet e Hashashit se me bimet te tilla ju edhe qeverija juaj thyen cdo rekord. Edhe mos ndoshta keto peme qe do mbillen do te rezultojn si palmat qe sot po lulezojn ….

Rama: Kush vazhdon t’i bjeri gajdes se hashashit ka nje problem te madh me veten ne raport me te verteten o mik

komente

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura