Qytetari e shan kryeministrin në rrjete sociale, Rama ia kthen me batuta: Shyqyr që erdhi për të na prishur syrin e keq!

Jan 5, 2022 | 18:32
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e parë publik për këtë vit foli edhe për satelitet, për të cilët siç ka njoftuar edhe më parë do të vijnë në muajin mars.

Ai u shpreh se do të jenë gati gjatë muajve të pranverës, ku do të bëhet më pas monitorimi i territorit.

Po ashtu kreu i qeverisë, iu përgjigj me batutë një qytetari që e shau nëpërmjet hapësirës së komenteve. Rama tha se sharjet duhen për të prishur syrin e keq, ndërsa i uroi një vit të mbarë të gjithëve.

“Satelitët do të jenë në dispozicion në mars, do të bëjmë regjistrimin e tyre në Kombet e Bashkuara sipas rregullit. Nga fillimi apo në fund do të kemi satelitin në dispozicion që do të na ndihmojë për sistemin e ri dhe të na ndihmojnë me inspektimin dhe shfaqjet bajate të inspektorëve që kthehen më shumë në problem se sa japin zgjidhje.

Ishte një sharje këtu, nuk po e them, por shyqyr që erdhi për të na prishur syrin e keq. Ju uroj të gjithëve një vit të mbarë, pavarësisht se kritikoni, mbështesni, përshëndesni, shani, s’ka problem, shëndet t’ju bëhen të gjitha. Kujdes bravat!”, u shpreh Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura