Qytetarët telefonojnë Ramën live, protestuesja: Nuk je kryeministri i popullit! Në të gjithë Shqipërinë do të ndërmarrim një peticion për…

Aug 8, 2022 | 20:49
SHPËRNDAJE

Qytetarët të cilët protestuan sot për vrasjen e Jonada Avdias kanë telefonuar Live kryeministrin Rama nga jashtë ambienteve të kryeministrisë, për ti kërkuar atij largimin e ministrit të Brendshëm dhe asaj të Turizmit.

Kreu i qeverisë nuk e hapi telefonin, ndërsa protestuesit njoftuan se në të gjithë Shqipërinë do të nisë një peticion duke kërkuar shkarkimin e Bledi Çuçit dhe Mirela Kumbaros.

“Po telefonojmë live kryeministrin për ti kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe asaj të Turizmit.

Rama nuk e hap telefonin. Ai nuk është kryeministri i popullit, por ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për Jonadën në cdo institucion.

Ne do të ndërmarrim një peticion në gjithë shqipërinë, duke i kërkuar Kryeministrit të vendit të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin. Këtë do ta bëjmë për Jonadat e tjera të Shqipërisë. A  duhet që në këtë vend të mbahet përgjegjësi”, tha protestuesja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura