VIDEO/ Qytetarët shpërthejnë kundër qeverisë pas shfaqjes në teatër

May 17, 2016 | 8:18
SHPËRNDAJE

Shfaqja  “Ata hyjnë pa trokitur”, një projekt i OSBE e cila synon të mbështesë dialogun kombëtar për të shkuarën komuniste të Shqipërisë, dha një efekt të menjëhershëm tek publiku elbasanas.

Menjëherë pas shfaqjes, disa qytetarë shpërthyen në thirrje kundër qeverisë, thirrje të cilat i gjetën të papërgatitur aktorët në skenë.

Me thirrjet “kjo shfaqje është hipokrizi, komunizmi është gjallë” qytetarët shprehën indinjatën e tyre.

Fill pas reagimit të disa prej spektatorëve ka reaguar ashpër aktori Alfred Trebicka i cili interpretoi në këtë shfaqje.

teatri skampa

Nga skena ai i tha qytetarëve: “Keni të drejtë , por nuk është ky vendi për të kërkuar llogari, pse po e prishni këtë shfaqe. Ne nuk jemi përfaqësues të politikës, shkoni kërkojini llogari Taulant Ballës”.

Një nga qytetarët në sallë ka thirrur:

“Kjo shfaqje është hipokrizi, komunizmi është gjallë, po na heqin nga puna si lecka, po na bëjnë si Shukriu”.

Ambasadori i OSBE Florian Rauning  i pranishëm në këtë shfaqje tha se i gjithë projekti është për të nxitur dialogun dhe kjo ndikoi edhe në reagimin qytetar.


Shfaqja e në “ Skampa” shoqërohet me thirrje… by gazeta-panorama

Vepra e paraqitur në teatrin ‘Skampa’ me autor dhe regjisor Armand Borën është reflektim i së shkuarës komuniste në Shqipëri.

Ajo vjen nën interpretimin e aktorëve Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani dhe pritet të udhëtojë në disa qytete. /M.S/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura