“Qurrash e bir k**rve”, Laert Vasili reagon ndaj kolegëve: Mbaruan me ne, filluan me nënat tona

Jun 19, 2018 | 8:05
SHPËRNDAJE

Debati për shembjen e Teatrit Kombëtar, ka pasur shumë polemika.

Një ndër to ka përfshirë edhe aktorin e njohur, Laert Vasili, i cili është vënë në qendër të kritikave nga kolëgët e tij që protestojnë për mosshembjen e tetarit, pasi ai është shprehur se do që të ndërtohet një teatër të ri.

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘Neës24’  ai tha se kolegët e tij e kanë ofenduar shumë, madje duke kaluar edhe në ofendime për nënën.laert-vasili“Nuk bëhet fjalë për shumicë apo pakicë. Bëhet fjalë për shumicën e aktorëve të cilët ndonëse nuk marrin mikrofonin të bërtasin dhe të ofendojnë. Tani mbaruan me ne dhe nisën me nënat tona. I referohen lëmit që ai ka tjerrur.

Shumica e aktorëve janë për teatër të ri. kërkohet që nga 2004-tra. Ku instituti i Zjarrfikëses deklaroi që duhet një teatër të ri. Teatri i ri konsiston në këtë gjë, pasi pas studimit doli se ishte godinë jashtë standardit. Janë bërë dy ndërhyrje në teatër. Në këto dy ndërhyrje është carë godina e teatrit dhe janë futur disa pjesë të tjera.

Ajo që zhvillohet para teatrit kombëtar ka kaluar në fyerje dhe epitete të padobishme. Vetëm artistët s’mund të flasin kështu. Mua më kanë quajtur qurrash, lëtyra….edhe termin bira kur*ash. Se na ndajnë dy pikëpamje s’do nisim të shahemi nga nëna”, tha Vasili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura