Qumështi me substanca kancerogjene? Ish-ministri i Bujqësisë jep alarmin: Urgjent…

Dec 15, 2017 | 12:38
SHPËRNDAJE

Pas analizave alarmante qe nxorri nje studim i fundit i AFI se gjysma e mostrave te qumeshtit vendas te analizuara dolen me aflatoksine, ka reaguar fort ish-ministri i Bujqesise, Edmond Panariti.

Sipas ministrit, substanca e gjetur sipas analizave eshte kancerogjene dhe me pasoja te rrezikshme per konsumatorin.

“MB dhe AKU duhet te bejne urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura , te bllokojne prodhimin dhe te terheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera”-shkruan ai.

qumesht

Postimi i Panarit 

Ose nje megaskandal, ose nje supermashtrim!! Mbetet per tu pare.?! .. Para disa ditesh ne nje studim te AFI, gjysma e mostrave te qumeshtit vendas te analizuara dolen me aflatoksine.

Aflatoksina eshte substance kancerogjene e fuqise shume te larte, e pa zberthyeshme dhe rezistente ndaj perpunimit termik.

Prania e saj ne qumesht dhe nenprodukte eshte rrezik shume i madh per shendetin e konsumatorit.

MB dhe AKU duhet te bejne urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura , te bllokojne prodhimin dhe te terheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera.

Sa me pare dhe menjehere!!! Nderkohe AFI te beje publike rezultatet e analizave, metodat e analizes dhe laboratoret e references qe i kane kryer ato.

Nese kjo nuk ndodh atehere prokuroria te nis hetimin e menjëhershëm dhe te percaktoje përgjegjësite ose eventualisht mashtrimin sic ka ndodhur me pare ne dem te prodhuesve vendas, per te favorizuar importet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura