“Qumësht, makarona, fasule, salçiçe”- SHÇBA zbulon shkresat për policët që vodhën ndihmat e familjeve të prekura nga tërmeti: Pakot kishin mbishkrimin e…

Dec 2, 2019 | 13:10
SHPËRNDAJE

vjedhja-ndihmave-termetiShërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka zbardhur për mediat rastin e efektivëve të policiët të cilët u filmuan teksa vodhën 18 pako të ndihmave, të destinuara për familjet e prekura nga tërmeti.

SHÇBA bën të ditur se janë arrestuar në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, po ashtu për këtë ngjarje u procedurën penalisht dhe 2 shtetas për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se pakot janë gjetur në shtëpinë e shtetasit, Ditar Taulla.

Ndërkohë që 18 pakot kanë patur si mbishkrim emrin e organizatës “Fundjava ndryshe”.

Në produktet e sekuestruara, u gjetën, qumësht në kuti kartoni, vaj luledielli, makarona, oriz, sheqer, fasule, salçice e etj.

Kush është çifti që vodhi ndihmat e tërmetit, dalin përgjimet. Si e zbuloi Policia pedagogen te Akademia e Mbrojtjes on Vidnews.

“SHÇBA – Sqarim

Lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale e më pas në disa media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako, sqarojmë se:

Pakot me ndihma janë prova materiale të sekuestruara në operacionin e datës 28.11.2019, ku u arrestuan në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Procedimi i shtetasve të mësipërm u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

Me urdhër te Prokurorisë, të gjitha provat materiale të sekuestruara gjatë këtij operacioni janë magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, ku është mbajtur proces-verbali përkatës.

Drejtoria e Përgjithshme e SHÇBA, e cila po heton rastin konkret i ka zyrat në godinën e Ministrisë së Brendshme. SHÇBA apelon mediat të kontaktojnë për te marre informacion zyrtar për lajme qe lidhen me Shërbimin, për te shmangur dizinformimin e qëllimshëm te publikut.

SHÇBA fton qytetarët dhe mediat te denoncojnë çdo rast abuzimi, duke vene ne dispozicion numrin falas 0800 90 90”, thekson SHÇBA.

Procesverbali-vjedhja e ndihmave11

 

Procesverbali-vjedhja e ndihmave

Procesverbali-vjedhja e ndihmave1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura