Mjekët në protestë, listë kërkesash Ramës: Dyfishim pagash, shefat e shërbimit mandat 4 vjeçar

Feb 17, 2015 | 15:01
SHPËRNDAJE

Mjekët dhe infermierët e QSUT kanë dalë dje sërish në protestë, duke pezulluar për një orë shërbimin. Ata kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë përmbushjen e tetë kërkesave, duke përfshirë rritjen e pagës me të paktën 15% dhe zgjedhjen e shefave të shërbimeve me votë nga ekipet e mjekëve, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

Mjeket e QSUT-se, sot ne proteste

TESTIMI
Bluzat e bardha u përfaqë- suan në grevën njëorëshe të mbajtur para urgjencës së re në QSUT nga Unioni i Profesionistëve të Mjekësisë shqiptare, një organizatë sindikale kjo që do të mbrojë dhe përfaqësojë interesat e tyre.

Ndërsa shprehen gatishmërinë për t’u ulur në tryezë me ministrin Beqaj, mjekët dhe infermierët përsëritën edhe një herë tjetër se janë kundër nismës për testimin e tyre. Ata e cilësuan këtë si të paligjshme dhe për rrjedhojë kërkuan që qeveria të tërhiqet nga vendimi.

“I themi jo dhunës dhe diskriminimit të bluzave të bardha të çdo lloj metode, forme apo iniciative joligjore. Në këtë protestë, ne kërkojmë përmirësim të kushteve të punës, ilaçe, ambiente, mjete, aparatura bashkëkohore, rritje të shkallës së sigurisë në mjediset shëndetësore, protokolle klinike kombëtare për diagnostikimin. Gjithashtu, ne kërkojmë që shefat e shërbimit të zgjidhen nga vetë bluzat e bardha me mandate të mirëpërcaktuara 4 vjeçare dhe me të drejtë zgjedhje 1 herë. Edukimi në vazhdim si kudo në Europë të jetë gur themeli për stafin profesional duke përmirësuar procesin e arsimimit. Ky edukim në vazhdim nuk e parasheh dhe nuk e justifikon nismën antiligjore të testimit të mjekëve. Shefat e shërbimeve nuk kanë një status të përcaktuar mirë dhe është një kohë kur do të reformohen shefat e shërbimeve”, thanë bluzat e bardha.

Ndërkohë, edhe mjekët dhe infemrmierët e maternitetit Koço Gliozheni në kryqytet solidarizuan dje me protestën.

PROTESTA
Për të tretën javë radhazi, mjekët dhe infermierët kanë pezulluar punën dhe kanë dalë për të protestuar nga ora 11:00 deri në 12:00.

Ata paralajmërojnë se do të vijojnë grevën nëse Ministria e Shëndetësisë nuk merr masa për përmbushjen e kërkesave, të cilat ata i kanë depozituar edhe në rrugë zyrtare.

Veç kësaj, bluzat e bardha kanë ngritur zërin edhe për kushtet në të cilat punojnë, duke denoncuar mungesën e sigurisë. Sipas tyre, përmirësimi i kushteve të punës, pajisja me ilaçe, ambiente dhe aparatura është domosdoshmëri për ushtrimin e profesionit. Greva e djeshme është mbështetur edhe nga shoqëria civile. Ndërkohë në Durrës dhe Lezhë mjekët dhe infermierët janë solidarizuar me protestën në Tiranë. Ata kanë pezulluar punën për një.

Ja kerkesat e mjekeve, organizuar ne Organizaten Sindikale “Unioni i Profesionisteve te Mjekesise Shqiptare”. 

1. Respektim te autonomise se profesioneve tona te rregulluar me ligj !

2. Permiresim te kushteve te punes, ilace, ambiente, mjete, aparatura te bashkekohore si dhe rritjes se shkalles se sigurise ne mjediset shendetesore !

3. Protokolle klinike kombetare per diagnostikimin, mjekimin dhe ndjekjen ne vijimesi !

4. Rivleresim te rolit si dhe perfshirjes akademike te personelit mjekesor ne spitalet universitare, duke perfshire edhe stafin mjekesor ne spitalet rajonale te cilet kane tituj akademik, duke peshtatur statusin e tyre ne perputhje me statusin e mjekeve te spitale universitar dhe ata me tituj akademik Europiane !

5. Shefat e Sherbimeve ne Mjekesi ne rang vendi te zgjidhen nga vete bluzat e bardha me vote direkte e te fshehte, me mandate te mirepercaktuara 4 vjeçare, si dhe me te drejte rizgjedhje vetem nje here bazuar ne meritat e kryerjes se detyrave te tyre funksionale !

6. Sa me shpejt te jete e mundur te akreditohet dhe njesohet programi i Fakultetit te Mjekesise / Stomatologjise / Farmacise / Shendetit Publik me programet e Kartes se Bolonjes, sikurse e ka parashikura ligji i arsimi te larte qe ne vitin 2007, i ndryshur/perditesur !!!

7. Edukmi ne Vazhdim, si kudo gjetke Europe/Amerike, te jete gurethemeli per vijimesine e kualifikimit te stafit mjeksor profesional, duke e permisuar sistemin e funskionimit te Qendres Kombetare te Edukimit ne Vahzhdim, dhe rifutur ne buxhetin e Ministrise se Shendetesise fondet e nevojshme per keto aktivite/konferenca/kongrese/publikime/kualifikime/specializime. Ky edukim ne vazhdim i realizuar ne perputhje me Nenin 33 te Ligjit per “kujdesin Shendetsor” nuk parasheh dhe nuk justifikon ligjerisht ne asnje menyre nismen antiligjore te testimit masiv te bluzave te bardha te ndermare nga M.SH.

8. Te shihet me perparesi nga organet perkatese dyfishimi i pagave dhe i shperblimeve te ekipeve mjekesore te sherbimit mjekesor roje 24 oresh, sikurse e kane vendet fqinje !

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura