“QSU investim i qeverive të ndryshme”, Vasili: Edi Rama lëri broçkullat ‘madhështore’ për shëndetësinë

Jan 18, 2020 | 21:30
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së tij se Spitali Kirurgjikal është investimi më i madh i 90 viteve.

petrit-vasili-1-768x441

Vasili shkruan se ky është riorganizimi i vetëm disa prej shërbimeve kirugjikale si kirurgjiia e përgjithshme dhe urologjia.

Më tej ai thekson se QSU është një investim madhor i realizuar në vite nga qeveri të ndryshme.

Postimi i plotë: 

Edi Rama leri broçkullat “madheshtore”per shendetesine!

Edi Rama per Spitalin Kirurgjikal tha me gojen plot, me kurajon qe i jep injoranca proverbiale e tij se ky na qenka investimi me i madh i 90 viteve.

“Duhet kohë dhe durim i madh për të ardhur në realizimin e veprave si ky spital, që është vepra më e madhe e 90 viteve në Shqipëri, në shëndetësinë e vendit”, tha Rama.

Ne kete rast qytetaret duhet ta dine se ky eshte riorganizimi i vetem disa prej sherbimeve kirugjikale si kirurgjiia e pergjithshme dhe urologjia.

Qe te quhej nje spital kirurgjikal do te duhej qe te gjithe sherbimet kirurgjikale te kryheshin atje.

Nderkohe qe ne QSU salla kirurgjikale dhe shume mire te paisura qe s’jane asfare pjese e ketij spitali ekzistojne ne kardiokirurgji,ne neurokirurgji,ne djegje- plastike,ne pediatri dhe ne onkologji.

Qe te thuash investimi me i madh ne 90 vite eshte nje brockull e madhe sa vete Edi Rama.

Katet qe inauguroi Rama jane ndertuar qe ne vitin 2012 si pjese e spitalit te Urgjences dhe e projektit me CEB, si nje investim madhor dhjetra milion euro dhe me teknologji te nivelit shume te larte, qe ndodhet po aty dhe eshte inauguruar qe ne vitin 2011.

Vete QSU eshte nje investim madhor i realizuar ne vite nga qeveri te ndryshme.

Po keshtu spitale si Durresi e Shkodra me investime mjaft te medha te qeverise dhe Banken Boterore si dhe shume investime te tjera mjaft me te medha te realizuara nga Qeveri socialiste dhe demokrate ne Elbasan,Korce,Sanatorium si dhe projekti i I-Health etj.

Shqiptaret kane sy,kane memorje,po ashtu edhe mjeket dhe infermieret e ketij vendi perjashtuar ndonje koleg mjek te shplare nga personaliteti apo te verbuar nga pasioni rilindas qe ben sikur i harron,i kane pare e perdorur keto investime te realizuara nder vite.

Ndonje nga te mbijetuarit e Partise Socialiste brenda rilindjes duhet tja kujtoje ketij injoranti dhe ziliqari investimet e bera ne shendetesi edhe nga ministrat e shendetesise te partise socialiste.

Shqiptaret po presin Shendetesine Gratis qe premtoi Edi Rama.

Por kjo tashme eshte kuptuar nga te gjithe qe ishte thjesht nje brockull idiote e nje profani si Edi Rama qe tani ka frike qe ta perserise më atë.

Ndaj edhe deklarimet e tjera te tij jane brockulla te tjera te njejta me shendetesine gratis.

I kam sugjeruar gjithmone qe te mos degjoje më sufleret e tij puthadore sepse e bejne qesharak me ato qe i thone, por ai nuk degjon.

Leri broçkullat Edi,shtroju punes, boll brodhe kiu fiu lart e poshte duke keputur dokrra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura