Qiriu i rrezikon jetën të moshuarit, makina e një gruaje digjet në mesnatë. Një 20-vjeçar aksidenton…

Jan 25, 2021 | 10:23
SHPËRNDAJE

policia-fier-1

Makina e një gruaje në Lushnje ka marrë flakë gjatë natës. Sipas policisë së Fierit, nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndijë elektrike në motorin e automjetit.

“Sot rreth orës 01:15, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnje, ka marrë flakë automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetases B. Sh., i cili ishte i parkuar pranë pallatit. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndijë elektrike në motorin e automjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, tha Policia.

Sakaq, sot në mëngjes, në lagjen “8 Shkurti” në katin e parë të një pallati, në banesën e 76 vjeçarit Ll. Xh, si pasojë e një qiriu të ndezur, ka marrë flakë tapeti dhe janë djegur disa orendi.

Policia bën me dije se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

“Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Ndërsa specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. D., 25 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Lushnjë, pasi në Ardenicë u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip ”Ford”.

Në pranga ra dhe shtetasi me inicialet A. P., 20 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor Fier-Patos, duke drejtuar mjetin tip “Kamioçin-ATP“, ka aksidentuar shtetasin A. L., 46 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi A. L pasi mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura