Qipro shënon rritjen më të madhe të rasteve të infektimit

Apr 1, 2020 | 20:17
SHPËRNDAJE

Qipro ka njoftuar ngritjen më të madhe ditore të numrit të rasteve të konfirmuara të koronavirusit në ishull.

1204807024.jpg.0

Të mërkurën në mbrëmje, ministria e shëndetësisë tha se kishte pasur 58 raste të reja brenda 24 orësh, duke e sjellë numrin e përgjithshëm të atyre që janë testuar pozitivë për virusin, në 320 vetë.

Fatalitetet ishin rritur gjithashtu pas vdekjes së një burri 66-vjeçar, duke e çuar numrin e vdekjeve në nëntë, në jugun grek të vendit të ndarë nga lufta.

Një grua e moshuar gjermane, e cila ishte shtruar në spital pasi kontraktoi virusin gjatë pushimeve në veriun e ishullit të drejtuar nga Turqia në Qipro, vdiq, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në shtetin e shkëputur në dy viktima.

Të hënën qeveria e Presidentit Nikos Anastasiades intensifikoi masat tashmë të rrepta për të përmbajtur përhapjen e virusit që impononte një shtetrrethimi gjatë natës, pasi rastet u rritën në fundjavë.

Njerëzit tani janë të ndaluar të largohen nga shtëpitë e tyre nga ora  21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit të ardhshëm. Shkelësit gjobiten me 300 euro. Qytetarët mund të dalin vetëm një herë në ditë për një numër arsyesh si blerja e furnizimeve, shkuarja në një farmaci, vizita e mjekut ose ushtrime fizike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura